Një debat i ashpër dhe që ka kaluar në sulme personale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku analisti Artur Zheji dhe ish-deputeti Arben Ristani nuk i kanë kursyer as ofendimet për njëri tjetrin.
Ristani e ka akuzuar Zhejin se ka marrë zarfa për të bërë sulme në televizion, ndërkohë që analisti është shprehur se e ka parë Ristanin shumë herë “tap” në alkool.
Pjesë nga debati:
Ristani: Ti nuk mund të bësh provokime, edhe ti ke benefite për pozicionin që mban. Kur takohesh edhe me ca zarfa diku, apo jo?
Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tap shumë herë, kur negocioje dhe s’mbaje presionin kur bëje atë që bëje. Ti je keq, ke probleme.
Ristani: Ruaju, mos merr zarfa poshtë e lart edhe rri drejt. Provokime të tilla mos bëj këtu.
Zheji: Modero alkoolin zotëri, modero alkoolin, sepse dëmton neuronet.
Ristani: Unë jam burrë dhe bëj jetën time, është e ulët të marrësh zarfa.
Zheji: Zarfat i merr ti dhe ti e di shumë mirë sa zarfa ke marrë. Modero alkoolin, ti je i dëshpëruar, je për nivele të lemerisë. Ti s’punon në marrje.










