Forca të shumta të Policisë së Fierit kanë blinduar Gjykatën e këtij qyteti pasi sot do të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së djalit 8 vjeçar Mateo Vasiu. Aty ndodhet dhe një numër i madh familjarësh.
Prindër dhe familjarë të afërt të Matesos së vogël kanë shkuar të shumtë në ambentet e Gjykatës dhe kanë shqyer derën kryesore. Ata kanë hyrë në ambientet e brendshme dhe kanë kërkuar vrasësin e djalit të tyre.
“Ku e keni fshehur maskarain. Do ta vrasim”, dëgjohet të thonë familjarët e vogëlushit.
Sot në orën 10.00 është caktuar që të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin. AI akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj të miturve”. Vepër e cila dënohet me 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.










