Nga Prof. As. Taulanda Jupi, anëtare e kryesisë së PD.
➡️Për mungesë ndjeshmërie, për mungesë etike dhe për mosnjohje të kompetencave e detyrave të saj, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Zj.Bora Muzhaqi duhet të japë dorëheqjen!
Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi nuk ka kohë të japi asnjë mesazh ngushëllimi për familjen dhe nënën e vogëlushit që tragjikisht humbi jetën nën një akt dhune të pashembullt.
Përtej kësaj Zj.Ministre me arrogancën e veshur me buzëqeshjen e hipokrizisë ftoi gazetaren të lexonte VKM-në që përcaktonte detyrat e saj.
⤵️⤵️⤵️⤵️
A nuk keni ju Zj. Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët detyrë :
?”parashikimin e mekanizmave efektivë dhe funksionimin e institucioneve të ngarkuara me marrjen e masave konkrete për promovimin, respektimin e mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, si dhe për ngritjen e një sistemi të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit e neglizhimit;
?”parashikimin e parimeve bazë ku mbështeten politikat kombëtare për të drejtat e fëmijës, mekanizmat efikasë, si dhe autoritetet përgjegjëse në nivel qendror e vendor dhe kompetencat e tyre në fushën e të drejtave dhe të mbrojtjes së fëmijës;
?”marrjen e masave për të siguruar jetesën dhe zhvillimin e fëmijës;
?”sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave dhe autoriteteve qendrore e vendore, si dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijës”?
Detyrat dhe kopetencat vazhdojnë edhe më gjatë, por mjafton kaq për të kuptuar pandjeshmërinë, hipokrizinë dhe mbi të gjitha propagandën e kësaj qeverie.
➡️Për mungesë ndjeshmërie, për mungesë etike dhe për mosnjohje të kompetencave dhe detyrave Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Zj.Bora Muzhaqi duhet të japë dorëheqjen!
Ndjesën më të thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta si nënë, për atë nënë që sot e gjithë jetën do të jetojë me plagën e humbjes të birit të saj!
Në foto ➡️VENDIM Nr. 524, datë 22.9.2021
PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRIT TË SHTETIT PËR RININË DHE FËMIJVE.












