Melodi e këputur…✍️
Sa kish’çel lulja’
syth ala i paformuar…
telat e kitarës iu këputën
në ding dongun e errësirës…
Edhe pa qenë në asnjë faj,
jetës i këputet filli…
Pa arsye,
Pa motiv,
Pa shkak,
thjesht se qenia çnjerëzore, monstruoze
shfryn kafshërinë tek melodia më e bukur
tek qenia që është vetë jeta, si vetë Fëmija…
E kjo melodi mbetet e këputur pa motiv …
Lulja më e bukur baltosur në baltë pamëshirë ?
|Rovena Dokollari|











