Rama ka komentuar dhe ngritjen e Akademisë së Barinjve për të cilën u shpreh se këto funksionojnë në të gjithë botën dhe se shërbejnë për trajnime për t’u adaptuar me kohën dhe zhvillimin e teknologjive në këto fusha.
“Meqë ju ka mbetur mendja tek akademia e barinjve. Akademitë e fermerëve, barinjve dhe peshkatarëve janë në të gjithë botën. Nuk janë ashtu siç e mendoni ju. Janë hapësira formimi në vazhdim që ju ofrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në kategori të ndryshme dhe stimulohen me trajnime për tu adaptuar me kohën e re. Mos qeshni vetë. Këtë flet vetë dhe qesh vetë e keni linjë partie. Unë jam thjesht një piktor, ai tjetri thotë që jam profesor ekonomie. Për shkak të detyrës mësoj çdo ditë, dëgjoj me shumë vëmendje. Nuk qesh kur flas vetë. Edhe zhgarravis. Çfarë problem keni me zhgarravinat. Kini më shumë respekt për zhgarravinat. Ju i thoni vetes të djathtë për inerci por me të djathtën skeni lidhje. Ju jeni o i shkret i punëve tuaj, bam me këmbë e bam me duar. Juve ju kemi se nuk ju kemi zgjedhur ne, ju kanë zgjedhur të tjerët ndaj ju respektojmë. Dikush këtu tha që si ka mundësi që ju keni planifikuar për 500 dhe pastaj për 700. Duke i thënë njerëzve shikoni si vjedhin këta. Ju aty e keni mendjen që çfarë të kapni. Nga që ju jeni mësuar keq, ju është bërë syri baterr. Nuk po ndodh ashtu siç bënit ju. Ju atë bënit” – tha Rama.











