Kryetari në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zbuluar se para një muaji e gjysmë i ka ofruar Lulzim Bashës dorëheqjen e tij nga FRPD, por ai nuk e ka pranuar.
“Dorëheqjen ia kam ofruar kryetarit të partisë, Lulzim Bashës para një muaji e gjysmë në zyrën e tij dhe nuk e ka pranuar. Unë nuk e kam problem dal e jap deri nesër dorëheqjen. Kur ndodhi peticioni i të rinjve e kam dorëzuar në tavolinë”, tha Këlliçi.
Në një intervistë për “ABC”, disa ditë pas debateve për hapjen e garës nga kryedemokrati Lulzim Basha, Këllilçi sqaroi se zgjedhjet ishin shtyrë për këtë shtator, për shkak se një vit më parë nuk u arrit organizimi i tyre si pasojë e pandemisë e cila ndalonte grumbullimet. Ndërkohë që shtoi se ishte pikërisht ky forum me mandate të skaduara që bëri fushatë për kryedemokratin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.











