InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E padëgjuar më parë/ Gjyqtarit Ngresi, i vodhën 6 milion lekë në shtëpi, futi 4 muaj burg pastruesen që e punësoi në të zezë

4 Nëntor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Vettingu i gjyqtarëve-një proces i shumëpërfolur, rasti i Sokol Ngresit me shumë hije dyshimi…

Një ndodhi e padëgjuar më parë, ka ndodhur në shtëpinë e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi, i cili ditën e hënë, në datën 8 nëntor, pritet të përballet në seancën e rradhës në “Vetting”.

Themi e padëgjuar, pasi rasti asnjëherë nuk është bërë publik në media, Ngresi është kujdesur të mbahet tepër sekret.
Por ky marifet po publikohet për herë të parë tanimë, edhe pse kanë kaluar disa vite, nga denoncimi i vjedhjes së 4.5 milion lekëve të vjetra dhe 1 mijë eurove, nga shtëpia e gjyqtarit Ngresi. Ku në total e gjithë shifra e vjedhur, shkon diku tek 6 milion lekë të vjetra.

Për habinë e të gjithë, hajduti sipas gjyqtarit Sokol Ngresi, nuk ishte një honxho-ponxho nga Vlora, por një grua zonjë që quhej, Roza Rustemaj, nga qyteti i Cërrikut por banuese në Vlorë.
Roza, është një grua e vuajtur dhe me vështirësi të theksuara ekonomike. Ajo mundohej çdo të shtunë ti hiqte “zhulin” shtëpisë ku qëndronte e flinte gjyqtari Sokol Ngresi. Por ja që, pikërisht kjo shtëpi që ajo lante e fshinte me leckë, u kthye në varrin e Rozës.

Po çfarë doje moj e uruar, në shtëpinë e “mallkuar të bosave të drejtësisë”?
Se ajo shtëpi të plasi pas hekurave edhe pse pa faj!

Dhe kështu nisi tragjedia për zonjën Roza Rustemaj, e cila nuk kërkonte asgjë tjetër veçse një punë “të pisët”, por të ndershme dhe pranë një familje, që në këtë rast rezultonte të ishte familja Ngresi.
Zonja Roza, ka punuar për 12 vite rresht me përgjegjësi dhe devotshmëri të plotë në shtëpinë e të “madhërishmit” Sokol Ngresi, ky fakt i deklaruar prej tij në kallëzimin e bërë prej tij.

Por mbas 12 vitesh zonja Roza, “lajthiti” siç thotë populli dhe i vodhi shtëpinë, siç thotë Sokol Ngresi, duke i hequr nga duart këtij gjyqtari shumën prej 450 000 mijë lek të reja si dhe 1000 mijë euro nga kasaforta e “bosit” të saj. Kështu e akuzuan të paktën. Roza është një nga viktimat e shumta të gjyqtarit të Apelit Vlorë, Sokol Ngresi, e cila u dënua me 8 muaj burgim.

Dënimi është dhënë për akuzën e “Vjedhjes” së 4.5 milion lekëve të vjetrave dhe 1 mijë eurove, në shtëpinë e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Sokol Ngresi. Dënim i cili më pas u pezullua për sa i përket ekzekutimit me burg, duke bërë që Roza të vihet në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare.
Por përpara këtij vendimi, Sokol Ngresi, kishte përndjekur e përsekutuar, e deri burgosur për 4 muaj me rradhë, Rozën e gjorë, me shpresën se do të gjente paratë e tija, që pretendonte se ja kishte vjedhur Roza.

Çështja u regjistrua në prokurori, ku dhe gjyqtarja e çështjes, vendosi së pari masën e “arrestit në burg” për zonjën Roza, “këtë kriminele të rrezikshme”, që do ta kishte zili dhe Lypeni, hajduti më i famshëm i të gjitha kohërave.

Nga investigimi jonë rezulton se zonja Roza, ka punuar në të njëjtën kohë edhe pranë një banke të nivelit të dytë në Vlorë, që quhet “FiBank”.
Banka e ka siguruar zonjën në fjalë për të mos kryer shkelje ligjore, ndërsa vetë interpretuesi i ligjit, gjyqtari i Apelit Vlorë Sokol Ngresi, jo vetëm që nuk i paguante siguracionet, por pagesën e saj e bënte në të zezë, për të mos thënë çdo ditë të shtunë, paguhej dorazi 2000 lekëshi për fshirjen dhe larjen e shtëpisë.

Në këtë rast, arsyeshëm dhe llogjikshëm, lind pyetja zoti Sokol:
A e ke deklaruar si shpenzim mujor pagën që i ke dhënë kësaj zonje?
A e ke siguruar zonjën në fjalë, apo e shkreta ka punuar në të zezë pranë familjes tënde, derisa ti me duart e tua ja bëre gropën?

Nga instituti i Sigurimeve Shoqërore, është lëshuar një vërtetim për bazën e vlerësuar, nga e cila rezulton se pastrueses Roza Rustemaj, i janë paguar kontributet vetëm nga banka e nivelit të dytë “FiBank”.
Ndërsa vetë gjyqtari-punëdhënës, Sokol Ngresi, nuk rezulton në asnjë moment ti ketë paguar kontributet zonjës Roza, ç’ka rithekson edhe njëherë shkeljen e kryer nga Ngresi, të cilën e ka punësuar në të zezë zonjën në fjalë.

Përveç dokumentit nga ISSH, ekzistojnë dhe vendimet të cilën e kanë shpallur fajtore Rozën, për veprën penale të “vjedhjes”.
Mirë që shtëpinë ja fshiu, dhe nuk i dha as lekët, por Sokol Ngresi, e futi dhe në burg.
Nuk besojmë se juve lexues, do ta “hanit” si gënjeshtër faktin që një deklarim i tillë, xhepit të zotit Sokol do ti rëndonte. Por përkundrazi, ai do të bëntë detyrën e tij ligjore edhe morale, jo vetëm si ligjzbatues por edhe vendimmarrës në sistemin e drejtësisë.

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026
5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026
REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026
Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026
Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj
Aktualitet

Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj

17 Prill, 2026
Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë
Aktualitet

Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë

17 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com