InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tabaku takon ambasadoren Schutz: PD është e bindur që Shqipëria duhet të vazhdojë me procesin e integrimit

3 Nëntor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Tabaku takon ambasadoren Schutz: PD është e bindur që Shqipëria duhet të vazhdojë me procesin e integrimit

Nënkryetarja e PD dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku thotë se ka një mungesë të vullnetit politik nga ana e qeverisë shqiptare që lidhet me çështjen e integrimit.

Këtë shqetësim Tabaku e ngriti gjatë takimit me Ambasadoren Susanne Schutz që mban postin e Drejtoreshës së Drejtorisë për Europën Juglindore, Turqisë dhe shtetet EFTA-s në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme në Gjermani.

Diskutimi me nënkryetaren Tabaku u fokusua në situatën politike në vend dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, zyra e shtypit të Partisë Demokratike thotë se Tabaku e vlerësoi Gjermaninë dhe posaçërisht zonjën Schutz për kontributin në këtë pikë dhe njëkohësisht vuri në dukje problemet që qeveria shqiptare ka në lidhje me procesin e integrimit.

“Ajo e vuri theksin në mungesën e një vullneti politik të qeverisë që për rrjedhojë ka prodhuar një stanjacion në procesin e përmbushjes së kushteve nga Shqipëria. Gjithsesi, kryetarja e Komisionit të Integrimit Tabaku u shpreh se PD është e bindur që Shqipëria duhet të vazhdojë me procesin e integrimit pasi vetëm kështu qeveria do të jetë më llogaridhënëse.

Gjatë takimit, deputetja Tabaku shprehu shqetësimin e saj në lidhje me procedurat me të cilat u përjashtua një kompani gjermane nga konkurrimi në portin e Durrësit. Ajo gjithashtu diskutoi me ambasadoren edhe në lidhje me Aeroportin e Vlorës i cili kundërshtohet nga 34 organizata mjedisore sepse rrezikon faunën.

Gjatë bisedës u prekën tema të një rëndësie të veçantë si ajo e krijimit të 3 agjencive të reja nga qeveria që centralizojnë pushtetin në dorën e një njeriu”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Ambasadorja Schutz ka një njohje të mirë të Shqipërisë duke qenë se ka qenë ambasadore e Gjermanisë në vendin tonë.

Të Lidhura

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026
5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026
REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026
Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër
Aktualitet

Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe 18 punonjës të infektuar me SIDA? Reagon për herë të parë Bashkia Gjirokastër

18 Prill, 2026
Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj
Aktualitet

Dashuri që flet me zemër/ Eduart Ndocaj emocionon me urimin për bashkëshorten në ditëlindjen e saj

17 Prill, 2026
Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë
Aktualitet

Pavlin Zaja tërhiqet nga kandidimi, thekson nevojën për forcim dhe unitet në PD Pukë

17 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com