InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Marrëveshjet “e fëlliqura” PD-PS | Nga Indrit Vokshi

27 Tetor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Kur harron se SHBA është perandori..! nga Indrit Vokshi

Nga Indrit Vokshi

Gustavo Zagrebelsky, gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Italisë (pak kohë kryetar) dhe konstitucionalist, ka një leksion. E kam në shtëpi nuk e mbaj mend pikë për pikë por do ta përmbledh thelbin.

Ai shkruan se republikën e bën republikë, konsensusi i gjerë midis palëve dhe grupeve. Po nuk pati konsensus mbi institucione të përbashkëta e jetë publike, nuk kemi republikë edhe nëse formalisht e quajmë republikë. Po pati konsensus, ka republikë edhe nëse formalisht kemi monarki. Ky është thelbi i leksionit në fjalë.

Marrëveshjet politike midis grupeve të cilat përfaqësojnë elektoratin, përfaqësojnë konsensusin. Një kuptim të këtij konsensusi, jo të gjithin dhe, një mënyrë të konsensusit, me delegim, pasi konsensusi i vërtet për dikë mund të jetë referendumi.

Çfarë ndodhi dje në Shqipëri? Ndodhi votimi me 140 vota i reformës në drejtësi, si konsensus i të gjithë shqiptarëve, përfaqësuar nga deputetët. Çfarë po ndodh sot? Po ndodh një përpjekje për marrëveshje dhe konsensus të Basha-Rama, përfaqësues të 1 milion e 400 mijë votuesve.

Në ketë situatë Sali Berisha po e denoncon ketë tentativë për konsensus e marrëveshje, duke dashur ta pamundësojë atë, duke bindur votuesin demokrat se marrëveshjet në fjalë janë të liga. E njëkohësisht duke bindur shoqërinë shqiptare dhe ndërkombëtarët se votat e PD i përfaqëson Berisha dhe jo Basha, pra Basha ska njerëz e ska në emër të kujt të bëjë marrëveshje. Kjo është disi relative sepse edhe Berisha nga 500 njerëz në çdo takim ka që dmth se deri tash i kanë shkuar 5000-6000 vetë. Nuk i kanë shkuar të gjithë votuesit e atij qarku ku mban takimin.

Nga ana tjetër është Ilir Meta. Meqenëse ka vetëm 4 mandate dhe nuk mundet të negociojë apo kushtëzojë sepse nuk ka nevojë njeri të negociojë me, me mjetet e tij mediatike, me gazetarët e me komentatorët e tij e denoncon tentativën për marrëveshje si një kob të zi.

Nëse aktorët e konsensusit të korrikut 2016 ishin katër, Berisha, Basha, Rama, Meta dhe nuk kishte kush tua prishte festën duke ua denoncuar votimin me 140 vota si tradhëti, sot, dy nga këta aktorë, Berisha e Meta, duan tua prishin festën Bashës e Ramës, duke ua denoncuar marrëveshjen për kushtetutë, kod dhe reformë territoriale si tradhëti të lartë ndaj kombit.

Kjo mund të jetë hera e parë në 25 vjet ku bëhet marrëveshje politike pa qenë aktorë Berisha ose Meta, prandaj ka reagim dhe tension. Janë bërë marrëveshje Berisha-Meidani-Majko 1997, Berisha-Nano mbas 2001, Berisha-Rama në 2008 (Meta hyri në grevë se edhe asokohe kishte pak deputetë e nuk iu desh njeriu), marrëveshje Rama-Meta në 2014 për administratën e bashkitë, Rama-Meta përsëri për 7 ligjet, Rama-Basha në 2017 me përgëzim të Berishës.

Sot duan ta bëjnë Basha-Rama vetë, pa miratimin e pa nevojën e Berishës dhe të Metës.

Basha e Rama mund të bëjnë marrëveshje jo cilësore dhe dëmtuese, sikundër mund të bëjnë marrëveshje cilësore e të vlefshme për shtetin. I kanë mundësitë. Gjithsesi kundërshtimi dhe denoncimi do të vazhdojë sidoqoftë marrëveshja. Pasi ekziston frika se Basha e Rama do të qendisin një sistem dypartiak dhe për 15 vjet do të jenë ata aktorët kryesorë të politikës duke nxjerrë nga politika Berishën dhe Metën. Frikë e justifikuar kjo pasi askush nuk pranon ta nxjerrin nga loja.

Pyetja dhe frika është: a përfaqësojnë konsensusin e vërtetë republikan Basha e Rama? Nëse bëjnë marrëveshje për shtet dhe arkitekturë shtetërore, po, legjitimohen. Nëse bëjnë marrëveshje të kufizuar e tejet të ngushtë e tejet personale, jo.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com