Ervin Goxhaj, kryetar i degës 4 të PD, Tiranë
Te dashur demokratë dhe demokrate!
Sot ishte nje dite ku po perpiqesha si shume nga ju te relaksohesha duke u shkeputur per disa caste nga aktualiteti, por papritmas telefoni im u mbush me mesazhe nga miqt e mi duke me derguar postimin e nje lajmi “fake” ku thuhej se eshte urdheruar shkrirja e deges se PD ne njesine nr 4 ne Tirane.
Ne fillim nuk i dhashe shume rendesi pasi portali qe e kishte publikuar, profilizohet nga balta dhe tollovia,por u ndjeva keq kur ky lajm filloi te perhapej dhe ne disa portale kur jo me shume se pak kohe me pare ishte zeri i cdo demokrati dhe qytetari te thjeshte qe vuante nga e keqja qe drejton.
Ndjej detyrimin jo vetem si kryetar i kesaj dege por edhe si nje qytetar i lire i ketij vendi te reagoj ndaj kesaj shpifjeje te ulet qe ka per synim te percaje unitetin tone ne kete zone.
Ne fushaten per zgjedhjet e 25 prillit u hapen disa grupe whats up nga shtabi elektoral i zones ku funksionin e tyre e kryen gjate asaj kohe, ne mos funksionim pas asaj kohe u vendos qe nje nga keto grupe te fshihej, duke mos e ndalur per asnje cast komunikimin dhe ndarjen e ideve dhe problemeve mes nesh,kjo ishte piknisja e nje shpifjeje te ulet.
Nga ketu doja te shprehesha se demokratet e njesise 4 jane me te bashkuar se kurre dhe se keto shpifje qe kerkojne te na percajne do te na bejne edhe me te forte.