InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

23 Tetor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Ergys Mërtiri

Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe demokratizimit të saj. Ata e vendosin theksin tek mungesa e demokracisë së brendshme, si shkak për gjendjen ekzistuese dhe humbjet e njëpasnjëshme, por a mundet kjo lëvizje të sjellë vërtetë hapjen dhe demokratizimin e PD-së?

Në fakt, nga të gjitha aspektet, Foltorja e z. Berisha nuk reflekton aspak frymën e demokratizimit që pretendon. Nga aspekti retorik, ajo nuk prodhon debat, arsye, argumente, por vetëm akuza, linçime, agresivitet, teori konspirative, inkoherencë logjike, hiperbolizim ekstrem në sulme, etj. Ajo nuk karakterizohet aspak nga racionaliteti, maturia, bashkëpunimi, toleranca, respektimi i institucioneve të organizatës, por krejt e kundërta. Seancat e saj janë të mbushura me zemërim, urrejtje, alarm, kushtrim, kërcënim, arrogancë, cinizëm, çfarë sinjalizojnë një kulturë politike që e ka të vështirë të bashkëndajë hapësirën me të tjerët dhe nuk mund të priret drejt zgjerimit të organizatës ndaj shtresave më të gjera të shoqërisë.

Gjuha e mbështetësve të z. Berisha është përjashtuese, antagoniste, hermetike, më shumë se e vetë doktorit. Ata nuk pranojnë debat dhe arsye. Turma aktivistësh të përfshirë në mbrojtje të tij sulmojnë në mënyrë histerike çdo njeri që shprehet kundër duke akuzuar gjithkë si të shitur, të pabesë, agjent në shërbim të Ramës, këlysh të SOROS-it apo servil të kryetarit. Takimet në foltore nuk synojnë ti bëjnë njerëzit të reflektojnë e mendojnë drejtë, por vetëm të shfrytëzojnë frustracionet kolektive, duke i shkarkuar ato ndaj kryetarit të partisë. Gjithashtu, mediat dhe figurat politike në mbështetje të tij, ndërsejnë turma njerëzish të inatosur, fabrikojnë lajme të rreme dhe tjetërsojnë faktet në mënyrë që të intensifikojnë tensionin. Ato kërkojnë të shkatërrojnë kushtet për shprehjen e mendimit të lirë, me qëllim që të pengojnë publikun qër të dëgjojë dhe gjykojë në mënyrë të kthjellët dhe arsyeshme. Kjo natyrisht nuk mund ti shërbejë demokratizimit të asnjë organizate.

Përveç kësaj, figurat politike që janë mbledhur rreth z. Berisha, pa llogaritur militantët e tij besnikë, janë përgjithësisht figura që përfaqësojnë pjesën më regresive të PD-së. Shumica prej tyre janë të stërkonsumuar, ricikluar dhe ezauruar plotësisht, njerëz të dhjamur prej dekadash në korritoret e një politike banale si kjo e këtyre 30 viteve, prej së cilës qytetarët janë velur e neveritur prej kohësh tashmë. Akomodimi i tyre tregon mungesë të thellë alternative dhe ofron një pamje të trishtë të PD-së që projekton Foltorja. Pretendimi se kjo parti mund të ringrihet, reformohet, hapet e demokratizohet me “rraqe të vjetra” të paarnueshme si këto është krejtësisht pa vend.

Për vetë kushtet në të cilat vepron, Foltorja nuk ka as mundësi e as qëllim të hapë e demokratizojë partinë. Ajo ka nisur si përpjekje për mbijetesën e një njeriu dhe mbështetësve të tij, të cilët luajnë shansin e tyre të fundit për të mbetur në politikë. Ajo mbështetet nga një masë militantësh radikalë që përfaqësojnë një model politik gjithashtu në kushte mbijetese, i cili ndeshet tashmë me erozionin e vet në pamundësi për t’u përshtatur me kohën. Në kushte të tilla, në një rast hipotetik fitoreje Foltorja premton një parti mbijetese, jo një parti të hapur e demokratizuar, të ndërtuar për të përfaqësuar shtresa të gjera të popullsisë.

Vetë fryma, mendësia, tipologjia e grupit që shkon në foltore, por edhe e figurave politike që sillen rreth saj, është e tillë që, edhe në kushte normale, nuk mund ta shpjerë partinë drejt hapjes. Gjatë këtyre viteve kjo frymë ka penguar dhe sulmuar çdo prurje të re në PD dhe çdo risi në të bërit politikë, duke e parë si të huaj e të papranueshme në raport me atë që ajo e quan “identitet i PD-së”, i cili instalohet si diçka fikse, të paadaptueshme me nevojat e kohës. Fondamentalizmi është gjithmonë pengesë për çdo ndryshim dhe nën frymën e tij organizata është e destinuar të mbetet në stanjacion të përhershëm. Në kushte të tilla, nën perceptimin e të qenin të rrethuar nga armiq e komplote botërore, ata do ta shndërrojnë organizatën në garnizon ushtarak duke parë tek çdo njeri armikun e brendshëm apo të jashtëm, agjentin e Ramës apo SOROS-it.

E izoluar nga ndërkombëtarët, e papëqlyer nga publiku, e vjetëruar dhe varfëruar në terma, ide e mjete politike, PD-ja e foltores do të fshihet pas teorive konspirative, për të justifikuar vetveten dhe rrugën e saj të dështimit, që do ti shfaqet që ditën e parë të rikthimit. Ajo do të priret gjithmonë e më shumë ta shohë si kërcënues e armiqësor mjedisin politik, gjë që do ta çojë gjithmonë e më shumë drejt mbylljes rradhështrënguar kundër armiqve. Në një përfytyrim të tillë ajo nuk do të mund të krijojë dot një model politik normal, me aksion politik të përqendruar në institucione, me një projekt konkurues e gjithpërfshirës. Kjo është mënyra e përkryer sesi një forcë politike mund të shkatërrohet. Ajo shndërrohet kështu në një sekt fanatikësh që lufton me mullinjtë e erës në cepin e vet të harruar.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com