InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

? Skandali me pallatin në Kinostudio, Alfred Rushaj me banorët: Shembjen e duan qeveritarët. Zbulohet edhe skema e abuzimit me bonuset e qerave nga Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj

22 Tetor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
? Skandali me pallatin në Kinostudio, Alfred Rushaj me banorët: Shembjen e duan qeveritarët. Zbulohet edhe skema e abuzimit me bonuset e qerave nga Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj

Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj, u takua me disa familje në zonën e Kinostudios, ku është deputet, për të përcjellë shqetësimin e tyre për shembjen e dyshimtë të pallatit ku banojnë 2 vjet pas tërmetit. Banorët shpjeguan të revoltuar se ekspertiza e parë e ka nxjerrë pallatin të sigurtë dhe të banueshëm, ndërsa një ekspertizë e mëvonshme, e pabazuar në ligjin shqiptar, e cilësoi në rrezik shembje. “As nuk kanë ardhur për ta parë. Pallatin 5 katësh, në letra e kanë nxjerrë 3 katësh me tulla silikate, që nuk përputhet me realitetin”- tha një banor, që dispononte të gjithë dokumentacionin. “Pas tërmetit, Drejtori i Institutit të Ndërtimit, i ndjeri Agron Hysenlliu, ka hyrë në 250 familje, i shoqëruar nga unë, dhe në asnjë rast nuk ka thënë se këto pallate duhen prishur, por ka thënë “vij e banoj me gjithë fëmijët e mi pa asnjë lloj meraku”. Përkundër kësaj, sajuan një ekspertizë të rreme, të nxitur nga disa politikanë dhe oligarkë të lidhur me qeverinë”- u shpreh një banor tjetër.

Banorët e pallatit në Kinostudio besojnë se pas shembjes së pallatit qëndrojnë interesa financiarë të lidhur me pushtetin. “Kemi të dhëna se për të rrëmbyer këtë tokë janë të interesuar politikanë në parlamentin shqiptar dhe njerëz të lidhur me pushtetin, që të ndërtojnë biznesin e tyre në kurrizin tonë”- tha një banor. “Duan të bëjnë grabitjen e tokës, pasi ndërpret një pjesë të madhe toke shumë pranë rrethrrotullimit të unazës së re të madhe. Ka interes që kjo tokë të marrë një zhvillim tjetër dhe ne të na lëvizin diku tjetër. Këtu ka interesa private të lidhura ngushtësisht me pjesën e tokës”-tha njëri nga banorët..

Për nënkryetarin e PD, Alfred Rushaj, shembja e pajustifikuar e pallatit në Kinostudio është një nga rastet që tregon sjelljen mafioze të qeverisë.

“Ata nuk e kanë merakun tek siguria, sepse po ta kishin tek siguria, ju nuk do të ishit akoma në shtëpitë tuaja. E kanë patur merakun tek zgjedhjet.

Edhe fatkeqësinë e tërmett duan ta shfrytëzojnë për biznes dhe gjejjnë një periudhë kur ju nuk keni mundësi ta shprehni revoltën me votë. Fakti që kanë ardhur për t’ju bërë presion se do të presin ujin dhe dritat, është një veprim mafioz. Kur kanë dashur mafiozët të lirojnë tokë, kështu e kanë bërë.

Banorët zbuluan edhe një skemë të rëndë të abuzimit me fondet e qerasë nga Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj, i cili është njëkohësisht dhe deputet i zonës. “Një pjese të mirë u japin bonus qeraje dhe qendrojnë brenda në shtëpi. Disa kanë dhënë shtëpitë edhe me qera. Përmes këtyre personave na bëhet presion për të dalë që të shembet.”- tha një banor, ndërsa një kryefamiljare tregoi të gjitha dokumentat që faktojnë se banorët janë pronarë edhe të truallit të pallatit dhe nuk do të pranojnë të trajtohen padrejtësisht.

Partia Demokratike e ka referuar çështjen në SPAK për shpërdorim detyre, por ende nuk ka asnjë avancim për interesin e banorëve. Më herët prokuroria e Tiranës refuzoi të bënte një ekspertim të pavarur, pas padisë së ngritur nga PD dhe banorët.

Të Lidhura

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026
Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com