Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter lëkundi ishullin Karparhos në Greqi, në orët e para të mëngjesit sot.
Lëkundja ishte shumë e fortë por deri tani nuk njoftohen dëme. Në të njëjtën kohë, mediat e huaja raportuan se tërmeti u ndje edhe në Egjipt dhe Izrael .
Sipas Institutit Gjeodinamik , epiqendra ishte e vendosur 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 66.3 kilometra .
Tërmeti u ndje veçanërisht në Kretë dhe Dodekanez.
Në të njëjtën kohë, mediat e huaja raportuan se tërmeti u ndje edhe në Egjipt dhe Izrael .











