Ish-deputeti lezhian, Eduart Ndocaj, e ka konsideruar të jashtëzakonshme dhe tejet dramatike për fatet e shoqërisë shqiptare, situatën aktuale, ku sipas tij, lidhjet e politikës me krimin janë shndërruar në sistem grabitës dhe zhvatës të ekonomisë dhe pasurisë së shqiptarëve.
Përmes një postimi në profiin facebook, Ndocaj fton shqiptarët të protestojnë fuqishëm kundër krimit që ka uzurpuar vendin dhe që përmes lidhjeve të tij me politikën po mban peng të ardhmen e vendit dhe integrimin europian.
Në thirrjen drejtuar qytetarëve shqiptarë, “kaubojsi”, e cilëson të domosdoshme nevojën për revolucion, për të shkëputur njëherë e mirë fijet e lidhjeve të krimit me pushtetin.