InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

PD ka lindur nga sfidat, prandaj do të jetë e zonja t’ja dalë, pavarësisht situatave të vështira që po kalojmë

14 Tetor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Irena Progni, përfaqësimi elitar dhe krenar i qytetarisë gramshiote në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë

Nga Irena Progni, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së

Është ulur profili i reagimit dhe qëndrimit deri në nivelet më të ulëta!

Unë nuk jam drejtoreshë e asnjë kohe, e preferuara e askujt, vegla e kurrkujt, veç jam produkt i kontributit, mundit, sakrificës dhe investimit tim e të familjes time përgjatë viteve.

Studimet universitare i kam filluar në gjuhët e huaja, vijuar në Fakultetin e Drejtësisë, kam mbrojtur titullin Avokat, kam kryer masterin shkencor për “Institucion dhe Legjislacion Europian” , gjithëherë në dyert e Universitetit të Tiranës, por edhe kam punuar fort njëkohësisht për të mbajtur familjen.

Eksperienca ime ka filluar në USAID/Land O’Lakes Project, ku kam punuar me përkushtim 11 vjet, vijuar me kompanitë e mëdha ndërkombëtare Tirana Airport Partners, Heifer International, Huawei Technologies për afër 8 vjet, TETE Tunnel & Mining, etj. Në çdo kompani i jam nënshtruar punësimit nëpërmjet proçesit të intervistimit zyrtar profesional më të lartë.

Trainimet dhe kualifikimet e mia kanë filluar që në 1994 të çertefikuara, brenda dhe jashtë vendit, përmend më të rëndësishmet, në Universitetin e Viterbos, Itali, në Universitetin Be’er Sheva, Izrael, në Minnesota e Washington, SHBA, Turqi, Jordani, Shanghai, Rumani, Gjermani, etj.

Ndonëse, as arsimi im, dhe as eksperienca ime nuk kanë qenë të mjaftueshme për të qenë “drejtoreshë” e ndonjë kohe a ere, reagimi im në këto kohë të valëzuara vjen si demokrate në qëndrim e në kontribute të gjithëhershme për PDSH-në..

Unë qëndroj fort për çdo demokrat, që përveç votës, nuk ka pasur kurrë zë, hapësirë, mbështetje, ndihmë, mundësi e forcë për të vendosur, për t’u shprehur e për t’u dëgjuar.

Unë qëndroj fort për një parti të djathtë në parime, në vizion, në program, në dinjitet e moral.

Unë i qëndroj fort fjalëmbajtjes, mirënjohjes, vlerësimit, besnikërisë, frymës dhe bashkëpunimit.

Unë vlerësoj fort ngritjen e sistemeve të vërteta, funksionale, efektive, që ndërtojnë për shqiptarët.

Unë vlerësoj ngritjen e strukturave të vërteta, të forta, të hapura, të pakapura, që iu shërbejnë të gjithëve dhe, që nuk plasariten lehtë nga erërat e lehta të stinëve të motmotëve.

Qëndroj fort për PDSH-në dhe tek besimi, se PDSH do të jetë e zonja t’ja dalë, pavarësisht situatave të vështira, që po kalon. Sfidat e bëjnë PD-në më të fortë, sepse nga sfidat ka lindur ✌✌✌!

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike
Show Biz

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike

29 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com