Nga Paulin MARKU, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
Ai përket sovraniteti popullit në Shqipëri? Po të lexojmë nenin 2, pika. 1 në Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë , aty gjejmë fjalët:” Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”dhe pastaj, Kushtetuta shton se” populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.
1.A ka sovranitet një popull kur të përfaqësuarit, administrata dhe zyrat e shtetit, sillen sikur të ishin organizatë e fshehtë, ku është e vështirë të merret vesh se çfarë ndodh brenda saj dhe çfarë vendimesh merren.
2.A ka sovranitet një popull kur lajmi i një ngjarje modifikohet ,transmetohet qëllimisht në mënyrë të rremë ,kur media ka si qëllim të fshehë të vërtetën, duke i shërbyer propagandës qeveritare dhe përfitimeve të ngushta mediatike.
3.A ka sovranitet një popull kur të përfaqësuarit e tij vetëshpallen kalorës që duan të kalërojnë popullin dhe kur jeta dhe prona e sovranit shitet e blihet në treg të zi.
4.A ka sovranitet një popull kur në vende pune përzgjidhen dhe i shërbejnë të paaftët e partive dhe kur i largojnë nga vendi njerëzit e dijes ,rininë dhe sovranin .
5.A ka sovranitet një popull kur nuk ka spitale dhe mjekë për të marrë shërbimet e nevojshme të gjitha shtresat sovrane e sidomos sovrani në nevojë dhe pamundësi ekonomike.
6.A ka sovranitet një popull kur nuk ka drejtësi dhe populli nuk pyetet asnjëherë, kur i vidhet pasuria kombëtare, sillet sa në një zyrë a një tjetër, nuk merr drejtësi nga punonjësit që ai ka dërguar të ushtrojnë sovranitetin e tij.
7.A ka sovranitet një popull kur paratë e popullit vidhen dhe bëhen rrush e kumbulla për qejfe zyrtarësh dhe për miqtë e tyre dhe përfaqësuesit e sovranit japin leje për monopole, bëjnë çfarë të duan me shërbimin, të cilin do të duhej të jepnin sovranit .
8.A ka sovranitet një popull kur forca ligjore e të zgjedhurve të tij është e pamëshirshme ndaj popullit dhe përkëdhelëse ndaj miqve, kushërinjve, fisit të tyre dhe askush nuk i jep llogari, por bezdiset nga pyetjet e sovranit.
9.A ka sovranitet një popull kur të deleguarit e tij fillojnë të shajnë, të fyejnë dhe të bëjnë moral edhe pse gëzojnë shumë rehati ,pasuri,vila ,përfitime dhe biznese .
10.A ka sovranitet një popull kur votat ia vjedhin gjithmonë trafikantët , të fortët dhe të zgjedhurit tij janë bërë miliarderë thjesht me rrogë shteti.











