InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha: Njerëzit po marrim me listë nëpër dyqane. Pasi tellalli njoftoi rritjen e çmimeve, çmimet kanë kapërcyer në gjithçka

11 Tetor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Zgjedhjet në Shqipëri njësoj si ato të Bjellorusisë” – Basha: Raporti vërtetoi masakrën zgjedhore
• “E kanë shitur për 60-70 milionë pasurinë hidrike të shqiptarëve në verë, dhe tani duan të blejnë me trefish të çmimit”. Basha pas mbledhjes së gruput parlamentar: Nuk kemi një krizë energjitike, por kemi krizë korrupsioni
• “Do shikoni familjare që blejnë gjysmë, buke, dy karrota, dy qepë”. Basha: Njerëzit po marrim me listë nëpër dyqane. Pasi tellalli njoftoi rritjen e çmimeve, çmimet kanë kapërcyer në gjithçka.
DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS MBLEDHJES SË GRUPIT PARLAMENTAR
Të enjten do të zhvillohet seanca plenare e javës, jo vetëm rendi i ditës por dhe gjendja që ka pllakosur në vend, janë tregues i qartë se kemi të bëjmë jo me një krizë energjetike, por me një krizë korrupsioni. Një krizë korrupsioni e cila ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do të blihet tani, energjia, pasuria hidrike e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Pra e kanë shitur 60, 70 milionë euro, e do ta blejnë 200, 220 milionë euro. Që ta blejnë do t’u duhet të marrin borxh. Borxhin do ta nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Kjo është arsyeja se pse nuk është krizë energjetike, po është krizë korrupsioni.
Në një vend normal, me institucione normale, sot nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht, tek drejtuesit famëkeq nga Çela i Durrësit e të tjerët duhet të ishin të paktën të pandehur. Por, ndërkohë që presim që institucionet e drejtësisë mos të zdërhallen tapeteve të kuq të vanitetit fundjavorë në Tiranë dhe të bëjnë detyrat e tyre para shqiptarëve dhe të taksave që u vidhen shqiptarëve, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Ndaj, për ne kjo javë do të vazhdojë siç ka nisur. Me një ofensivë që do të ketë në qendër interesin bazik të familjeve shqiptare, sepse kjo krizë korrupsioni që po maskohet gjoja si krizë energjie, po përkthehet në rritje të tmerrshme të çmimeve të gjithanshme.
Unë ju ftoj ju si media, si qytetarë, por edhe si kryetar i opozitës, t’i drejtoni kamerat dhe mikrofonat tuaj tek qytetarët në rrugë apo tek dyqanet. Tek dyqanet kamerat tuaja do të fiksojnë një numër të jashtëzakonshëm njerëzish që blejnë me listë si asnjëherë më parë në 30 vite. Nuk dua të them që ky problem lindi sot, por po ju them që sot është më i keq dhe më rëndë se kurrë. Do të shikoni një familjar që blen gjysmë buke, dy karota, dy qepë. Do të vëreni po kështu që në veçanti pas tellallit të keqes, Edi Ramës që doli dhe njoftoi rritjen e çmimeve, çmimet në fakt kanë kapërcyer, jo thjesht në energji, por në gjithçka.
Sepse siç kemi thënë më parë, energjia lidhet edhe me bukën, edhe me vajin, edhe me sheqerin, edhe me miellin, edhe me orizin, edhe me mishin, edhe me fasulen, por dhe me shërbimet. E pra, të pretendosh se ka diçka më të rëndësishme sot, se kjo është papërgjegjshmëri dhe të mos bësh gjithçka që ke në dorë jo thjeshtë për ta denoncuar, për tu bërë zëri i këtyre njerëzve që ndoshta hallet dhe fukarallëku ju kanë hequr dhe zërin, në kuptimin figurativ dhe letrar të fjalës, por po kështu për  të treguar me forcë  që ky problem i shkaktuar nga korrupsion i Edi Ramës dhe babëzia e këtij regjimi nuk zgjidhet as me fjalime, as me propagandë, as me pseudo paketa të cilat përpiqen të fshehin vjedhjen.
Padiskutim shteti shqiptar sot i ka të gjitha mundësitë që ti japë fund shkakut themelor të kësaj krize. Kjo krizë ka si shkak themelor instalimin prej vitesh në Shqipëri të një regjimi pakice që përbëhet nga kryeministri aktual, një grusht ministrash, një grusht oligarkësh, disa prej tyre me lidhje direkte në sektorin e energjisë apo indirekte në raste të tjera dhe faktorit kryesor  të krimit të organizuar, në funksion të të cilëve paratë e buxhetit devijohen dhe shkojnë për afera korruptive, afera korruptive të lloj llojshme, më e madhja dhe e fundit që lidhet me këtë krizë është ajo që sapo përmenda.
E kanë shitur për 60-70 milionë pasurinë hidrike të shqiptarëve në verë dhe duan ta riblejnë tani trefish çmimin. Por nuk ndalen vetëm këtu, këto afera korruptive marrin forma dhe mënyra të tjera dhe shikoni sa hipokritë dhe tallës janë , sa të pashpirt janë për atë që po ju ndodh njerëzve . Dalin dhe thonë ulja e TVSH, apo heqja e TVSH nuk ul çmimin, ndërkohë për oligarkët e kanë hequr TVSH e jahteve, oligarkëve ju bëka punë, fakir fukarenjve nuk ju bën punë, mbarë popullsisë nuk i bën punë, shtresës së mesme nuk i bën punë .
Pse? Sepse kështu thotë një njeri që ka humbur çdo lidhje me realitetin e përditshëm të shqiptarëve dhe qëndron në atë poltron si peng i krimit të organizuar, i oligarkisë dhe i dëshirës së pafre për të mbajtur pushtetin me çdo mjet anti-demokratik. Ne kemi shpalosur para jush dhe para gjithë shqiptarëve  që prej janarit të këtij viti një plan të detajuar për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike ku siç mund ta mbani mend një pjesë e mirë e këtij plani ka patur të bëjë me energjinë. Pavarësisht masakrës zgjedhore  e cila ka pamundësuar përkohësisht zbatimin e këtij plani nga një qeveri e përgjegjshme, ne do të vazhdojmë me  të gjitha format dhe mënyrat të bëjmë detyrën tonë karshi shqiptarëve. Së pari duke vënë gishtin në plagët që këta kanë shkaktuar.
Së dyte duke vënë gishtin në buxhetin e oligarkëve, i cili duhet urgjentisht kanceluar dhe rihartuar në funksion të qytetarëve dhe së treti, duke mbështetur me të gjitha format dhe mënyrat, duke nxitur, inkurajuar dhe përkrahur të gjitha format e reagimit qytetarë. Duke qenë në krah të tyre për të bërë të mundur që të gjithë së bashku të përballemi me këtë të keqe, që siç e kam thënë nuk është thjesht dhe vetëm problem i Partisë Demokratike, apo i opozitës. Nuk është problem partiak, por është problem kombëtarë, është problem i të gjithë qytetarëve.
Dhe si përfundim, një thirrje edhe për institucionet e drejtësisë. Jeni para shumë testesh, por ky është një nga testet kryesore. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë, që kjo është një krizë korrupsioni dhe jo një krizë energjie. Faktet janë publike, ne do të sjellim kallëzimin në SPAK brenda kësaj jave. Thjesht dhe vetëm për t’iu hequr çdo alibi atyre që kërkojnë alibi. Por ata që paguhen me rroga të larta nga taksapaguesit shqiptarë, që u paguhen fluturimet për në Amerikë, por dhe në vende të tjera të Europës për t’u trajnuar sipas praktikave bashkëkohore të FBI-së apo të drejtësisë europiane apo amerikane. Që mbajnë pas vetes eskorta të shtrenjta oficerësh të gardës.
Që u paguhet celulari, nuk janë aty për asgjë tjetër përveçse për të bërë detyrën e tyre para taksapaguesve shqiptarë. Prandaj, le ta kuptojnë në çdo minutë që janë të rrethuar nga komoditeti i zyrës dhe i favoreve të zyrës, se ajo zyrë është krijuar për një dhe vetëm një funksion: për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para drejtësisë zyrtarët dhe politikanët e lartë që abuzojnë me pushtetin dhe që vjedhin pasuritë e shqiptarëve.
Dhe një gjë të fundit dua ta bëjë të qartë sot, dhe për këtë edhe kryetari i grupit parlamentar, edhe parlamentarët tanë do kenë kohë dhe do jenë në dispozicionin tuaj. Kushtetuta është e qartë sa i përket komisioneve hetimore. Të fshihesh dhe të fshehësh dosjen ndoshta më të madhe korruptive të këtyre viteve, dosjen Beketi, nuk është në interes të Shqipërisë, është në interes të Edi Ramës, Erion Veliajt, Ëngjëll Agaçit dhe Alma Hiçkës. Dhe disa tjerëve, por të paktën këtyre katërtave të cilët janë drejtpërdrejtë të implikuar në një rast ku shqiptarëve tani po iu merren, kanë filluar t’iu merren 120 milionë euro për të dëmshpërblyer Beketin, për shkak të luftës personale që Edi Rama dhe këta të tre si instrumenta të tij i shpallën.
Prandaj ta harrojnë që do t’i lejojmë apo do të pranojmë në heshtje shkeljen e kushtetutës dhe mosaprovimin e një komisioni hetimor, i cili jo vetëm nuk e dëmton Shqipërinë, por është e vetmja mënyrë për të nxjerrë para përgjegjësisë dhe për të mundësuar që çfarëdo dëmi në përputhje me legjislacionin shqiptarë, mos të bjerë mbi xhepat e varfëruar dhe tavolinat e zbrazura të shqiptarëve, po të bjerë mbi sarajet, pasuritë dhe llogaritë ofshore të zyrtarëve të korruptuar, të cilët janë shkaku i kësaj fature dhe i këtij korrupsioni në rastin Beketi.
Ju faleminderit!

Të Lidhura

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026
Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

TË FUNDIT

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean
Bota

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean

11 Prill, 2026

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com