InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama terrorizon shqiptarët dhe jep si zgjidhje Open Ballkan/ Nga Aleks KAPLLAJ

3 Tetor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Rama terrorizon shqiptarët dhe jep si zgjidhje Open Ballkan/ Nga Aleks KAPLLAJ

Nga Aleks KAPLLAJ

Komunikimi i Ramës me shqiptarët për krizën energjitike ishte e natyrës terroriste pa paraqitur asnjë zgjidhje. Rritja e çmimeve sidomos ajo e artikujve ushqimore dhe lëndëve energjitike në muajt e fundit, nuk mund të mbulohej dhe fshihej nga propaganda e disa ministrave kukulla të qeverisë së paligjshme Rama 3, të cilët e paraqitnin situatën nën kontroll, sepse kemi një rritje ekonomike deri në 17% dhe do të kompensonte rritjen e çmimeve. Kjo e fundit nuk është gjë tjetër, vetëm një tendencë për të mbuluar humbjet që shkaktoi mbyllja e një viti më parë, duke u kthyer aty ku ishim në fillim vitin 2020.

Rama e paraqiti krizën energjitike më të rëndë dhe më të strukturuar se ajo e tërmetit dhe e Pandemisë, kjo e fundit e vënë nën kontroll sipas tij, kur në të vërtetë ajo nuk është akoma nën kontroll përderisa edhe kriza e sotme, është pasojë e saj, por edhe sepse në Shqipëri pandemia nuk është menaxhuar ashtu siç duhet, sidomos me vaksinimin e shqiptarëve, i cili nuk ishte trasparent dhe i sigurtë, ashtu si në të gjithë rajonin, sidomos në Bashkimin Evropian.

Kuptohet që kriza energjitike dhe ajo ekonomike është një realitet në të gjithë botën, ku me shumë e ku më pak. Por të gjitha qeveritë demokratike kanë kërkuar dhe gjetur zgjidhjet e duhura në eliminimin e pasojave për qytetarët dhe mekanizmat financiare dhe ekonomike në vendet e tyre për të kompensuar rritjen e çmimeve të artikujve të konsumit të përditshëm. Ndërsa Rama na paraqitet si një agjenci lajmesh ndërkombëtare dhe na jep një panoramë të pasojave të kësaj krize në vendet e rajonit e më gjerë, por nuk bën atë që duhet të bëjë një kryeministër: të gjejnë zgjidhjen dhe amortizimin e pasojave të saj për qytetarët dhe ekonominë e vendit të tij.

Kuptohet që ai e kupton që nuk ka autoritetin e kryeministrit legjitim, meqënëse është i zgjedhur me ndihmën e patronazhistëve dhe me fondet e tërmetit dhe të Pandemisë dhe për këtë krizë ai nuk ka asnjë zgjidhje pragmatike realiste, që të minimizojë pasojat e saj.

Në komunikimin e tij dukej qartë se Rama kishte si qëllim që të terrorizonte shqiptarët, duke fshehur dështimet e tij dhe boshatisjen e buxhetit të shtetit për fushatën elektorale, duke e paraqitur edhe më të rëndë situatën ekonomike në vend dhe u ndal shumë pak, për hapat që do të marrë qeveria e tij, për kompensimin e rritjes së energjisë dhe për pasojë, të shumë artikujve të konsumit të përditshëm.

Megjithatë Rama e ka një zgjidhje për të amortizuar këtë krizë, duke u mbështetur tek projekti i tij i Open Ballkan, duke kërkuar konsensusin e shqiptarëve për nismën e tij individualiste, që garanton një hegjemoni të faktorit serb në Ballkan, e paraqitur edhe si përcaktues në zgjidhjen e krizave energjitike apo edhe ekonomike, duke eklisuar krimet e serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë shekullit të fundit, biles duke i paraqitur ata si shpëtimtar në momente të vështira, ashtu siç aludoi me rastin e tërmetit.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026

24 Mars, 2026

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com