Nga Dritan SHANO
Që mos bëjmë teori dhe as plane me 7 pika. Nuk keni ku të shkoni, bëni gati lekët.
Rrugët e tjera janë mos konsumoni karburant dhe energji. Ose dilni në rrugë të rrëzoni qeverinë, për zgjedhje të reja. Veç duroni sa të mbarojë ky muhabeti në PD.
Sa për sqarim:
- a) Oligarkët e PPP, ata të deritanishmit dhe ata të buxheteve të shtetit që nuk janë miratuar akoma e kanë nxjerrë me shkelma kryeministrin Rama në konferencë për shtyp, duke i thënë që të shpallë krizën e energjisë. Kjo i justifikon atij të thotë se çmimet po rriten si nëpër botë, pra për këtë bëhen dhe filma.
- b) Ky akt i Kryeministrit u shërben oligarkëve, padronëve të buxhetit të shtetit shqiptar, si garanci që Qeveria dhe Parlamenti nuk do i anullojë PPP ekzistuese, por edhe nuk do i shkojë ndërmend që të mos miratojë ato të rejat fare të buxhetit të shtetit 2022.
- c) Duke qenë që buxheti i shtetit nuk ka më hapësire fiskale të financojë PPP dhe njëkohësisht KESH dhe OSSHE – reforma në energji ka dështuar rëndshëm, ajo shkaktoi burgosjen e qindra shqiptarëve dhe eliminimin fizik nga qeveria të së moshuarës Barbulla Pepa – atëhere:
1) paratë e taksave dhe borxhit publik të shkojnë për PPP;
2) ndërsa rritjen e çmimit të energjisë nga oligarkët (naftë, benzinë, gaz, energji elektrike) ta paguajnë shqiptarët nga xhepi dy herë, edhe në burim, por edhe në çdo mall tjetër që e ka energjinë brenda nga transporti, magazinimi, përpunimi e shitja.
Taksat dhe borxhi i thamë se ku shkojnë, i thamë!
Siç kemi thënë edhe herë tjetër, hani m…, dhe lutuni të bjerë 3 javë shi, se atyre të tjerave … ncuk, ncuk.











