Nga Paulin MARKU, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
Rendi dhe siguria është kthyer një shqetësim real sot në Shqipëri, krahas gjendjes së vështirë ekonomike dhe varfërisë që po rritet çdo ditë, duke trokitur çdo familje shqiptare .
Aksidente ,vrasje, grabitje, drogë, përdhunime, grabitje me maska në qendra qytetesh dhe në mes të ditës, vjedhje të banesave në mënyrë masive po ndodhin kudo në çdo qytet dhe në çdo fshat.
Reformat dhe ndryshimet e shpeshta në strukturat e rendit nuk kanë sjellë shumë ndryshim në përmirësimin e sigurisë dhe rendit në vend, për jetën e qytetarëve të thjeshtë të cilët ndjehen ende të pa mbrojtur nga shteti i tyre.
Nuk më duken normale daljet televizive të këtyre drejtuesve të lartë të policisë duke përmendur suksese, arritje kur situata konkrete në terren është krejt ndryshe, ndërkohë që qytetarët kërkojnë zgjidhje për ta rikthyer vërtet Shqipërinë në një vend normal e me standarte të larta ,rregulli e sigurie.
Ndryshimet e shpeshta strukturore, emërimet jashtë kritereve dhe aftësisë, politizimi i organeve të rendit krijon fushë të gjerë veprimit dhe shtimit të krimit dhe pasigurisë në vend.
A janë të sigurtë efektivat e policisë që punojnë në terren për të raportuar tek eprorët e tyre dhe a ruhet ky informacion nga këto eprorë ,apo ndodh e kundërta?
A ndihen të rrezikuar efektivat e ndershme të trupës policore nga elementët keqbërës?
A ka raste kur vetë punjonësit e policisë bashkëpunojnë me këto element me rrezikshmëri shoqërore dhe ligjore dhe a trajtohen në mënyrë të barabartë qytetarët nga punjonjësit e rendit?
A kanë besim qytetarë të informojnë strukturat e rendit apo heshtin nga frika e mosbesimit?
Secili duhet të mendojë jashtë politikës se ky vend është i shqiptarëve dhe u perket vetëm atyre.
Pa rend dhe siguri ska të ardhme për secilin nga ne, jashtë çdo bindje politike.











