Nga Agron PREBIBAJ
Sot mbylli punimet kuvendi i 8-të i Shoqatës Antikomuniste të ish te perndjekurve politikë të Shqiperisë.
Pas paraqitjes së raportit per aktivitetin 4-vjeçar të Shoqatës nga z.Nebil Çika, u zhvilluan diskutime per situaten e rënduar politike, shoqërore e sociale në vënd.
Në kuvend mori pjesë Alibeaj e Alizoti, të cilët dhanë maesazhet e forcimit e konsolidimit të shoqatës antikomuniste, e cila ka për detyrë të transmetojë genocidin ndaj shqiptarëve, qytetarinë e rrugën e integrimit Europian.
Në fund nepermjet procesit të votimit me kandidatë
1-Nebil Çika
2-Ethem Fejzullari,
me shumice votash është zgjedhur kryetar Z.Ethem Fejzullari, përsonaliteti që rrjedh nga gjiri i familjes së shëndoshë shqiptare.
Ndersa tashmë ish- kryetari i suksesëshem Z.Nebil Çika, ka uruar fitoren e rivalit, e bashkëpunimin me drejtuesit e shoqatës.
Rast i veçantë në Shqiperi, kur humb betejen ish- kryetari e fiton kundershtari, por edhe zgjatim duarsh e urime, ç’ka do të thotë se Z.Nebil Çika dhuroi demokraci të brendëshme, e cila duhet pasuar në shoqerinë tonë.
Suksese kryetarit të sapo zgjedhur!











