InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Kim Mehmeti: Si dhe pse u bëmë për të na përqeshur Vuçiçi dhe Rama? Piktori në sy të gjithë shqiptarisë, ndërton karrierë politike duke u vëllazëruar me Vuçiçin…

23 Shtator, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Nga Kim Mehmeti: Si dhe pse u bëmë për të na përqeshur Vuçiçi dhe Rama? Piktori në sy të gjithë shqiptarisë, ndërton karrierë politike duke u vëllazëruar me Vuçiçin…

Para pak kohësh, Vuçiqi patë deklaruar se ai e Piktori shpesh i telefonojnë njëri tjetrit dhe kryesisht tallen me ne që e kritikojmë Ballkanin e tyre të ‘hapur’. Që në njëfarë mënyre i bie se ata zbaviten duke i përqeshur shqiptarët.

Presidenti serb nuk ka thënë asgjë që ne nuk e dimë: jo tani, por edhe në të shkuarën, Beogradi na ka përqeshur e tallur deri në ato përmasa sa na i ka përcaktuar edhe heronjtë e tradhtarët. Siç na i ka përcaktuar edhe shumë nga burrështetasit që e kanë drejtuar mëmëdheun tonë. Por tallja e Beogradit me shqiptarët kurrë nuk i ka arritur përmasat e sotme, kur Piktori në sy të gjithë shqiptarisë ndërton karrierë politike duke u vëllazëruar me Vuçiqin, e duke u amriqësuar me burrështetasit e Kosovës si dhe, kur patriotizmi dhe atdhedashuria shqiptare sa nuk janë shpallur si diçka primitive që na largojnë nga pjesa e civilizuar e botës?!

Dhe Vuçiqi nuk e ka të vështirë ta pranojë publikisht se shpesh i telefonon Piktorit dhe se, ata dy qeshin e tallen me ne që ua kritikomë ‘Ballkanin e hapur’, sepse ai i mbetet besnik asaj që shteti kishtar ortodokso-serb pret dhe e kërkon nga ai. Për dallim nga disa burrështetas tanë që ngjiten shkallëve të strategut rajonal, por duke shkelur mbi interesat e popullit të vet. Dhe ku ta dish, mbase edhe sot, kur kryeministri i Kosovës mundohet të korrigjojë diçka nga ajo që rrënuan paraardhësit e tij, mbase edhe sot kur Kryeministri i Kosovës tregon si duket burrështetasi i pakorruptuar dhe që mbron shtet e popull, pra mbase edhe sot kur Prishtina zyrtare e shpalosë dukjen e vërtet të ‘Ballkanit të hapur’, Vuçiqi dhe Piktori i telefonojnë njëri tjetrit dhe qeshin e tallen me veprimet e Kurtit, duke e shpallur atë viktimë të ‘paranojave’ konspirative’!?

Po pse, mos vallë dikush mund të besojë se strategu i madh rajonal e botërori, Piktori do merret me vogëlsira dhe do i telefonojë vëllait të vet Vuçiqit që ta mbrojë Kosovën, apo që t’ia thotë përafërsisht ato ofendime që ua thotë burrështetasve kosovarë, si për shembull, t’i propozojë ta mbyllë atë gojë që prodhon luftëra, gojë nga e cila ka rrjedhur aq shumë urrejtje ndaj shqiptarëve, apo edhe t’ia rikujtojë se edhe kur jetojnë në më shumë shtete të Ballkanit, nëse rrezikohen, shqiptarët do veprojnë si një popull i vetëm!

Jo, mos pritni nga Piktori të pamundurën. Ai do vazhdojë të na luftojë gjithë neve që jemi kundër ‘Ballkanit të Hapur’, por kurrë jo edhe idetë e Vuçiqit, sepse ai e dinë se nëse i kundërvihet vëllait të vet serb, e rrezikon karrierën e vetë të strategut rajonal, e duke u tallur me ne shqiptarët, ai e siguron edhe mandatin e katërt. Pra ai e dinë se u bëmë popull që nuk i rritë fëmijët duke u kënduar ninulla për dashurinë ndaj popullit të vet dhe vendit ku ka lindur, por për rrugët që e çojnë drejt shtetit ku duhet ikur!

Të Lidhura

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025
Opinion/ Kur bien maskat…!
Opinione

Opinion/ Kur bien maskat…!

24 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 21 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 21 dhjetor 2025

21 Dhjetor, 2025

Bahamasi bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën!
Aktualitet

Bahamasi bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën!

20 Dhjetor, 2025

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua
Bota

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua

20 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com