InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Në mullirin e kujt po çojmë ujin ne si demokratë!

22 Shtator, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Në mullirin e kujt po çojmë ujin ne si demokratë!

Nga Paulin Marku, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së

Partia Demokratike u krijua nga levizja studentore ,masa e gjërë e njerzëve të thjeshtë e punëtorë ,familje të dhunuara nga regjimi monist,të rinj e të reja,qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë,intelektual të njohur e të zotë që lanë rehatinë personale dhe iu bashkuan masave të gjëra popullore. Themelimi i kësaj lëvizje u bë për ato kushte që i kishin munguar shoqërisë shqiptare për 45-vite,si besimi në zot,liria e shprehjes dhe mendimit të lirë ,ekonomia e lirë e tregut,kthimin e pronave ,pluralizmin politik,integrimin euroatantik. Vitet e pluralizmit kanë nxjerrë në pah një fenomen interesant në gjirin e Partisë Demokratike.

Shumë anëtarë me peshë të kësaj partie, të cilët ndër vite janë larguar bujshëm nga kjo parti, ku një pjesë janë rikthyer sërish në shtëpinë e madhe blu sipas situatave ,por një pjesë kanë mbetur të larguar nga historia e viteve. Historia e largimeve nga Partia Demokratike fillon që herët, pikërisht në vjeshtë të vitit 1992. Në këtë periudhe PD-së iu shkëput një grup jo i vogël anëtarësh, të cilët u cilësuan si grupi i mocionistëve. Në këtë grup bënin pjesë figurat e njohura të kohës, Arben Imami, Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Teodor Keko, Arben Demeti, Preç Zogaj e Perikli Teta etj, ku një pjesë e të cilëve krijuan Partinë Aleanca Demokratike.

Vetëm pak vite më vonë nga Partia Demokratike vendosin të largohen dy figura të tjera të rëndësishme, si Genc Ruli e Dashamir Shehi, Azem Hajdari i cili u rikthye . Por në vitin 1999 ndodh rrjedhja e dytë e rëndësishme nga PD-ja. Këtë vit nga PD-ja vendosin të largohen anëtarët e Lëvizjes Reformatore brenda partisë, lëvizje kjo që u drejtua nga Genc Pollo. Kështu, nga PD-ju u larguan Genc Pollo, Tritan Shehu, Ferdinand Xhaferaj, Nard Ndoka, Jak Ndokaj, Leonard Demi, të cilët krijuan Partinë Demokrate të Re.

Edhe ky grup e arsyetoi largimin me mungesën e konkurrencës së ndershme brenda partisë. Largimet e Meksit,Koplikut, Ngjelës,Bojaxhiut,Topit,Spahiut e partiçka të tjera me shumicë,lëvizjet e PDK sa në njërin krahë apo tjetrin,Aleanca Demokristiane me Z.Bushatin. Levizjet e fundit me Bindjen Demokratike të Patozit,Lëvizja për ndryshim e Topallit,Lëvizja Demokratike e Murrizit,kalimi te Nisma e Hajdarit. Deri kur do vazhdojë kjo përçarje e forcës së parë opozitare në vend,me përjashtime,largime, duke shpallur armiq e tradhëtarë brenda familjes së përbashkët politike. Kujt i shërben kjo situatë apo betejë historike ndër vite në Partinë Demokratike.

Kush janë stimuluesit apo nxitësit e këtyre largimeve në vite,cilat janë interesat e afërta dhe të largëta për këtë force politike. Demokratët e ndershëm dhe pa pushtet kanë mbeshtetur vazhdimisht Partinë Demokratike, pavarësisht interesave për pushtet të përfituesve nga Partia Demokratike.

Sot është koha dhe mundësia e vetme për bashkim ,pa shpallur armiq e tradhëtarë në familjen tonë përbashkët. Opozita është demokraci dhe vlerë demokratike.

Të Lidhura

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025
Opinion/ Kur bien maskat…!
Opinione

Opinion/ Kur bien maskat…!

24 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 21 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 21 dhjetor 2025

21 Dhjetor, 2025

Bahamasi bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën!
Aktualitet

Bahamasi bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën!

20 Dhjetor, 2025

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua
Bota

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua

20 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com