Vendim Demaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Sali Berisha dhe Lulzim Basha ua kanë për detyrë demokratëve dhe detyrim Shqipërisë që të mos lejojnë përçajen e Partisë Demokratike.
?️Realitetet e hidhura gjithmonë janë të vështira për t’u menaxhuar sepse sido që të jetë zgjidhja ato kontestohen dhe janë të papëlqyera nga të gjithë,por është detyrim i drejtuesve që të kalojnë mbi interesat e tyre dhe të gjejnë të mirën e përbashkët për të shpëtuar familjen e politike.
Aftësia e 2 kapitenëve është ruajtja e gjakftohtësise dhe mosndikimi i tyre nga ekzaltimi euforik i tifozërive përkatëse në mënyrë që menaxhimi i situatave të jetë vetëm në interesin dhe ardhmërinë e skuadrës, përndryshe çdo lloj eskalimi delirant disfavorizon pozitat e të qenurit pretendent për të kap kreun.
?Situata e krijuar në Partinë Demokratike më ngjason me fillimin e konfliktit në Siri, ku qëndrimi në dy pole i faktorit opozitar atje, çoi jo vetëm në shkatërrimin e Sirisë por coptoi edhe opozitën dhe i vetmi fitimtar nga kjo kasaphane doli krimineli Asad, që vazhdon të sundoj më i qetë se kurr.
Prandaj që Partia Demokratike të mos ketë fatin e Sirisë, duhet që z Berisha dhe z Basha të ulen me njëri-tjetrin për një zgjidhje në interes dhe të mirë të Partisë Demokratike, sepse nëse vazhdojnë të qëndrojnë në llogoret e tyre për të arritur “triumfin” e cilitdo, atëherë ndarja e Partisë Demokratike është e pashmangshme, dhe një ndarje e tillë do të varroste përfundimisht ëndrrën dhe mundësinë e demokratëve për të qeverisur Shqipërinë.
?️Disa herë unë i jam referuar fatit të ish Partisë më të madhe antikomuniste të Europës ish-komuniste, asaj ish Presidentit Lech Walesa, e cila përmbysi regjimin totalitar dhe udhëhoqi Poloninë drejt integrimit Euro-Atlantik duke sjellur ndryshime kolosale për vendin,
por sot ajo është thjesht një forcë e papërfillshme politike e nivelit të PS99 të Koçit të Partisë.
Nuk besoj që ka ndonjë person që nuk e din se i vetmi person dhe grupim që do të jetë i fituar nga beteja brenda PD , është #Mullah_Rama dhe banda e tij e Rilindjes,
prandaj është detyrë e çdo demokrati për të mos ja lejuar vetes, me apo pahir që të kontribojë për t’i zgjatur lumturinë sunduese këtij banditi, sepse Shqipëria dhe shqiptarët nuk na kanë borxh këtë.
Është krejtësisht e panevojshme dhe pa asnjë produktivitet bërja e vlerësimeve apo krahasimeve individuale,
pasi ata e dinë dhe e njohin shumë më mirë sesa ne njëri tjetrin, dhe për hir të kësaj dhe interesit madhor të vendit, ata duhet të ulen dhe të shpëtojnë Partinë Demokratike,
pasi si njëri ashtu dhe tjetri, në të kaluarën jo të largët kanë gjetur forcën dhe kurajom për t’u ulur me kundërshtarët e tyre politik për hir të një interesi më të madh sesa atij personal.
?Kaq sa jemi sot, jemi shumë pak për t’u ndarë,
poor të bashkuar,
jemi mëse mjaftueshëm për të fituar mbi Rilindjen e Komunizmit.
Rroft Partia Demokratike
dhe
Zoti e shpëtoft Shqipërinë nga banditizmi nacional dhe internacional.