InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fiku i qeverisë apo qeveria e fiqve?

20 Shtator, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Fiku i qeverisë apo qeveria e fiqve?

Nga Edmond Tupja

Këtë fillimshtatori politikisht të stuhishëm, Edi Rama – kryeministëri përjetshëm dhe njëherazi kanakar i Shkëlqesisë së Saj Yuri Kim, Ambasadoreshë e SHBA-ve në Republikën Çorbë të Shqipërisë – paraqiti përbërjen e qeverisë së tij të freskët pas një vere vendosmërisht të vaposur, një qeveri që, siç dihet tashmë, ruajti në gjirin e vet afro 4/5 e anëtarëve të pararendëses së saj, por me numrin më të lartë të grave titullare portofolesh ministrore, pra, dymbëdhjetë zonja kundrejt katër zotërinjve, pa llogaritur vetë kryeministrin.

Të jetë vallë një rastësi fakti që numri 12 cilëson gjininë e dymbëdhjetë ministrushave në fjalë, ndërsa numri 4 cilëson atë të katër ministrushëve në fjalë? Ç’është e vërteta, në lashtësi numri 12 konsiderohej nga disa matematikanë si numër i përkryer, sepse, ndër të tjera, plotpjesëtohej me numrat 2, 3, 4 e 6; përveç kësaj, në gjuhën tonë, ky plotpjesëtim konkretizohet me shprehjet “dyshi hyn te dymbëdhjeta gjashtë herë, treshi katër herë, katra tri herë dhe gjashta dy herë, në të gjitha rastet pa asnjë mbetje”, kurse sa fatlum na qenka numri 1, pra NJËSHI, i cili hyn, futet apo depërton te numri 12 fiks dymbëdhjetë herë! Sa i privilegjuar, pra, na qenka NJËSHI! Dy-mbë-dhje-të he-rë hyr, futu, depërto e dil!

Çfarë kryevepre! Sa qejf bëka AI! Në këtë pikë delikate, shumëkujt mundi t’i lindë pyetja: Të jetë vallë njërastësiky plotpjesëtim? Apo bëhet fjalë për diçka tjetër? Ndoshta, siç u përpoq të më bindte pardje ish-kolegu dhe miku im Françesk Armadhi (socialist i moderuar, gjithsesi), kjo rastësi mund të jetë shprehje e njëfarë erotizmi që i ka shpëtuar vetëdijes vigjilente të NJËSHIT, d.m.th. të Edi Ramës, kryeministrit tonë të përjetshëm, i cili i ka adhuruar deri në vetmohim mallëngjyes tërë femrat që ka njohur, pra, veçanërisht, edhe ministrushat e qeverive që ka formuar e drejtuar deri më sot.

Mirëpo (ah, ekziston përherë një “mirëpo”!), Françesk Armadhi më tha veçmas e me zë disi të ulët se kur dëgjoi të enjten që shkoi fjalën e shkurtër të zv/kryeministrit Ahmetaj në Kuvend, pati përshtypjen se ky po përdorte pa pikë droje “gjethen e fikut” tek i paraqiste dështimet e qeverisë Rama-2 si suksese në të gjitha fushat ose më saktë, në të gjitha greminat, humnerat e honet e ekonomisë e të arsimit, si edhe në ato të tërmeteve të fundit dhe të pandemisë aktuale.

Ah, gjethja e fikut, që, sipas gojëdhënës të paktën, përdorej nga meshkujt para mijëra vjetësh për të fshehur baqthin, pra herdhet e tyre, ah kjo gjethe e bekuar që vjen si me porosi pas ngjyresës erotike të numrit 12! Po, po, si me porosi, sepsekur fiku vilet para se të piqet mirë, tek bishti i del një si lëng i bardhë ngjitës që të kujton një tjetër lëng të bardhë fort të pranishëm tek meshkujt, sidomos pasi këta janë pjekur seksualisht, d.m.th. nën rrezet e pubertetit.

Nga ana tjetër, mjerisht, fiku konsiderohet si një frutë gati-gati vulgare, sepse rekomandohet në raste kapsllëku të sfilitës, sidomos për ata që rrinë ulur tërë ditën e ditës, madje edhe natën deri në të gdhirë, siç është rasti i pushtetarëve në të gjitha vendet, sepse vetëm pushtetarët rrinë pa gjumë për të punuar duke u drobitur dukshëm në dobi të popullit, çka e dëshon katërcipërisht vetë rraskapitja e NJËSHIT tonë, si edhe ajo e 12 numravetë plotpjesëtueshëm që vijnë pas tij.

Sidoqoftë, fiku është edhe simbol i parave që dikush i jep fshehurazi dikujt tjetër për të fituar diçka që nuk i takon, nga vjen edhe proverbi “fiq, miq”; në ditët e sotme, ky lloj fiku ka ndërruar pamje dhe lulëzon e piqet diku në ca ishuj të largët, që quhen parajsafiskale, ndaj bankave të të cilëve gjuhët e liga mëtojnë se pushtetarët në përgjithësi, përfshirë me gjasë edhe tanët, ata të të gjitha numrave të lartpërmendur, nuk janë aspak të pandjeshëm.

Së fundi, por jo më së paku, fjala “fik” ka edhe kuptimin “qeveri”, çka e ilustron më së miri edhe shprehja shqipe “bie nga fiku”, shprehje kjo fort e vjetër, por mrekullisht po aq aktuale (aktuhale?). Këtë e vërteton edhe praktika e ndjekur nga NJËSHI ynë, i cili gjatë dy mandateve të para të qeverisjes së tij qëndroi në majë të fikut si Zeusi majë Olimpit, por në degët e fikutvinte ministrushat e ministrushët e tij siç e kishte vendosur, firmosur e vulosur vetë ai.

Sidoqoftë, kur i tekej t’i hiqte, ai i lavdëronte për punëne kryer (e gërryer?)dhe, që të çlodheshin nga bartja e shportave të rënda me fiq, i shtynte pa rënë në sy që të binin butë-butë nga fiku, pa u vrarë shumë në të ndenjurat, pa u vrarë gati fare edhe në portofolet e tyre, para se t’i caktonte të punonin diku në hije për t’i ripeshkuar e hipur sërish në fikun e qeverisë së fiqve.

Me shumë gjasë, këtë lojë “hyp e zdryp (por asgjë mos më lyp)”,kryeministri ynë i përjetshëm do ta luajë dhe në këtë mandat të tretë, por kësaj radhe, ministrushat e ministrushët e tij do t’i mbikëqyrë – si një arushë kimetlie vogëlushet e vogëlushët e saj fiqadhuruestë pafytyrë nëpër drurëtgjithë zgjyrëtë kopshtit zoologjik të politikës shqiptare–Shkëlqesia e Saj Yuri Kim, Ambasadoreshë (me “r” kjo fjalë, aspak me ndonjë shkronjë tjetër) e SHBA-ve në Republikën e Kallajisur të Shqipërisë së Katandisur si Mos më Keq!/Panorama/

Të Lidhura

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025
Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025

TË FUNDIT

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com