Nga Indrit Vokshi
– Përmendet lufta kundër varfërisë, por varfëria po e fiton bindshëm luftën.
Janë shtuar njerëzit që gërmojnë nëpër kazane plehërash. Janë shtuar llojet e lypësve. Janë shtuar ata që kërkojnë borxh. Janë shtuar ata që blejnë tek marketi vetëm dy rriska djathë e katër kokrra vezë.
Sepse është mbytur tregtari, sipërmarrësi, ai që ka talent, ai që hap punë, ai që qarkullon para për vete dhe për të tjerët. Paratë thithen me tubin e pushtetin që ai vë në hundë.
Përmendet familja. Sot është koha më e vështirë për të ndërtuar një familje. Duke nisur prej tek banesa, apartamenti, tek mungesa e sigurisë ekonomike, tek të ardhurat stabël.
Vampiri i Surrelit, kafshon ekonominë shqiptare në gërmaz dhe ia thith gjakun. Ai e ka dezintegruar familjen shqiptare. E ka çuar në kufinjt e mbijetesës. Ka detyruar mjëra e mijëra anëtarë familjesh të emigrojnë për mbijetesë.
Ndaj grumbujt e fjalëve që paraqen si program, ngjajnë cinizëm dhe tallje prej arroganti i cili rri në pushtet për herë të tretë.
Qeverinë prej bandës kaçake e cila grabit bagëti e dallon legjitimiteti dhe mënyra si i shpenzon paratë. Përderisa nuk i shpenzon për detyra publike, mbetet bandë kaçake e strehuar në ndërtesat qeveritare.
Zgjidhja është sipërmarrësi, njeriu i talentuar i cili prodhon e ndërton ekonomi. Jo “partia me rol udhëheqës në jetën e vendit”.
	    	
                                
    	










