Sekretari i Transportit Pete Buttigieg dhe burri i tij Chasten njoftuan lindjen e djalit dhe vajzës së tyre.
“Chasten dhe unë jemi përtej falënderues për të gjitha urimet e mira që kur ndamë lajmin se po bëhemi prindër,” postoi sekretari i kabinetit Biden në mediat sociale. “Ne jemi të lumtur të mirëpresim Penelope Rose dhe Joseph August Buttigieg në familjen tonë”.
Buttigieg tregoi muajin e kaluar se ai dhe Chasten, një autor dhe ish mësues, donin të bëheshin prindër.
Ata prej disa kohësh ishin në kërkim të një fëmije të sapolindur, që prindërit nuk mund ta mbanin dhe dëshironin ta adoptonin, si duket kjo ditë ka ardhur dhe dhe ata kanë adoptuar jo një po dy fëmijë, binjakë.
Buttigieg në fillim të këtij viti u bë sekretari i parë homoseksual i kabinetit amerikan, pas një kandidimi për nominimin presidencial demokrat 2020.