InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama, konfirmohet bosi i shoqërisë piramidale.

4 Shtator, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Rama, konfirmohet bosi i shoqërisë piramidale.

Nga Aleks KAPLLAJ

Nuk ka asgjë të re në qeverinë Rama 3, ku të “rinjtë” dhe të “vjetrit” janë e njëjta skemë që emërues të përbashkët kanë vetëm bindjen qorrazi ndaj emëruesit të tyre, që është edhe kriteri i “meritokracisë” në një qeveri piramidale, ku bosi i saj sillet si pronar dhe çdo gjë matet me arritjen e qëllimeve përfituese në konsolidimin e pushtetit të tij personal në dëm të shqiptarëve.

Me shkatërrimin e institucionit të zgjedhjeve në zgjedhjet e 25 prillit, duke përdorur çdo mekanizëm në manipolimin e tyre: nëpërmjet organizatës së paligjshme të patronazhistëve, të përdorimit të fondeve të rindërtimit nga tërmeti, angazhimit të strukturave administrative qëndrore dhe lokale në shërbim të pozitës, me imponimin e Kodit Zgjedhor në dëm të opozitës dhe mbështetjen e mediave të financuara nga grupet e interesit afër kryeministrit si edhe të mbështetjes direkte dhe indirekte të bandave kriminale që kanë rritur përfitimet në qeveritë e Ramës, demokracia shqiptare ka marrë një goditje me pasoja të rënda, gati gati të pariparueshme.
Cilat janë pasojat e qeverisë Rama 3 për shqiptarët?
Gjendja ekonomike dhe sociale do të ketë një përkeqësim akoma më të rëndë në vitet e ardhshme. Vazhdimësia e linjës politike ekonomike qeverisëse e Ramës, do të shtojë papunësinë dhe pasigurinë e biznesit dhe për pasojë varfërinë e shoqërisë shqiptare.

Përherë e më shumë kompanitë zinxhirë në tregun shqiptar do të mbyllin shumë aktivitete të vogla individuale dhe familjare, duke shtuar papunësinë dhe varfërinë në Shqipëri. Si pasojë do të kemi një tendencë në rritje të braktisjes së Shqipërisë nga rinia dhe jo vetëm, duke i shkaktuar dëmin më të madh një kombi: varfërimin nga kapitali njerëzor.
Politika e marrdhënieve mes punëdhënësit dhe punëmarrësit e promovuar nga Rama si zgjidhje për të ulur papunësinë do të ketë efekte të kundërta, duke legalizuar shfrytëzimin e tyre me kompensime ofenduese, që nuk sigurojnë minimumin jetik as në vëndet si Bangladeshi e jo më në Shqipëri, ku jeta është përherë e më e shtrenjtë.
Rritja e korrupsionit në administratën e Ramës dhe në të gjitha nivelet e drejtësisë dhe forcave të rendit, ka bërë të mundur rritjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, duke u shndërruar në një Narkoshtet, një kërcënim për të gjithë Evropën, alarm të cilin e lëshoi pak ditë më parë edhe prokurori i antimafies italiane, Antonio Gratteri.

Në politikën e jashtme, konkretisht në raport me vendet fqinjë, Rama ka ndërmarrë disa iniciativa, që përtej qëllimeve të tij në aparencë për një hapje të integrimit territorial ballkanik, që ka si synim final edhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian, duke përjashtuar qeverinë e Kosovës nga këto iniciativa, ai s’ka bërë gjë tjetër vetëm në forcimin e rolit dominues të Serbisë në rajon dhe largimin dhe eklisimin e opinionit ndërkombëtar, për shkaktarin e të gjitha krimeve që ka kryer Serbia kundër boshnjakëve, kroatëve e sidomos shqiptarëve të Kosovës. Të gjitha këto iniciativa e kanë përçarë faktorin shqiptar në rajon duke i bërë një dëm të madh edhe njohjes së shtetit të Kosovës nga shtetet që nuk e kanë bërë njohjen akoma.

Kritikat që i ka bërë Rama kohët e fundit si Natos ashtu edhe Bashkimit Evropian, për politikat e tyre në nivel botëror dhe evropian, tregon dështimin e tij në politikën e jashtme, duke i njohur një të drejtë vetes duke u nisur nga superlativat që përdorë familja Soros për Ramën, duke e konsideruar një shembull ndërkombëtar, edhe pse shumë leader që e kanë takuar njëherë, më pas e evitojnë kudo, duke e parë si një person që ka si projekt një plan Real politik, që i shërben vetëm atij dhe disa individëve me interesa personale që kanë në vendin tonë, të gjitha këto në dëm të shqiptarëve, që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.
Të gjitha qeveritë e Ramës janë një vazhdimësi dështimesh, që konfirmohet nga të gjitha organizmat ndërkombëtare të statistikave botërore që e nxjerrin vendin tonë me nivel të lartë korrupsionit, kriminalitetit, imigracionit, mungesën e ekuilibrit mediatik dhe mungesën e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve dhe dhënien me koncesione të pasurive kombëtare disa individëve afër Ramës, nga të cilët vetëm një aleancë e shqiptarëve me opozitën mund t’a shpëtojnë Shqipërinë nga pengmarrësit e saj, shkaktarët e situatës katastrofike në të cilën jemi sot.

Të Lidhura

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025
Opinion/ Kur bien maskat…!
Opinione

Opinion/ Kur bien maskat…!

24 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua
Bota

Presidenti Donald Trump nuk përjashton mundësinë e luftës në Venezuelë: Maduro e di saktësisht se çfarë dua

20 Dhjetor, 2025

E papritur: Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?!
Show Biz

E papritur: Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?!

20 Dhjetor, 2025

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së
Të ndryshme

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së

19 Dhjetor, 2025

Studimi: Çiftet me dhoma të ndara janë më të lumtur
Lifestyle

Studimi: Çiftet me dhoma të ndara janë më të lumtur

18 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com