InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pse Edi Rama e ka të pamundur të bindë ndokënd përveçse me para

2 Shtator, 2021
in Artikuj, InfoPress
A A
Pse Edi Rama e ka të pamundur të bindë ndokënd përveçse me para

Kryeministri Edi Rama pretendoi në fjalimin e tij të shpalljes së qeverisë, se socialistët nuk duan të jenë thjeshtë një grup pazarxhinjsh, por u pëlqen edhe të jenë një lloj “skuadre futbolli” apo një lloj forumi debati shoqëror. Vetë fakti që ai detyrohet të mbrojë veten me një debat të tillë, tregon se partia e tij e ka të pamundur të bindë ndokënd përveçse me para.

Të nevojiten nerva të çelikta dhe vëmendje të madhe për të dëgjuar fjalimin e Edi Ramës [link], në mënyrë që të arrish të dallosh faktet nga letrarizmat, të cilat u përdorën me bollëk, dukshëm për shkak se ajo çfarë Rama dëshironte të thoshte, nuk është shumë e këndshme. Rama u përpoq të mbrojë legjitimitetin e fitores së mandatit të tij të tretë, të realizuar përmes një makinerie elektorale që ushqehet me abuzim me pushtetin, duke përzierë justifikime me kritika për të vetët dhe duke këmbëngulur se PS në të ardhmen duhet të jetë diçka më shumë se sa një grup interesi.

Stërhollimet e fjalive që zgjateshin pa fund e bënin fjalimin e tij një rebus që vetëm ata që kanë interesa të mëdha të lidhura me politikën e tij do ta marrin mundimin ta dëgjojnë për herë të dytë, të tretë apo të katërt, me shpresë se do të arrijnë të kuptojnë se çfarë po dëshiron ai të thotë.

“Nuk mund t’i shkojë një figurë dhe t’i predikojë anëtarëve të partisë për demokracinë nëse figura lidhet me të kundërtën e atyre që u kërkon të tjerëve. Sepse në ato kushte figura duket thjeshtë një spiker në radio që ka ardhur për të mbaruar punë ndërkohë që punët e veta i ka bërë ekzaktësisht ashtu siç predikon se nuk duhet të kërkojnë që t’i vënë të tjerët.”

Ose:

“Duhet të alarmohemi nëse nuk duam që papritur ta shikojmë fundin e hegjemonisë politike të Partisë Socialiste duke u përplasur me boshllëkun që pashmangshmërisht do të shfaqet një ditë për shkak të mungesës fatale të një ndjenje të brendshme përkatësie të njerëzve me këtë parti përtej interesit të tyre vetjak që është shumë i rëndësishëm, por nuk mund të jetë arsyeja e vetme se pse njerëzit i përkasin një partie.”

Sipas Ramës, makineria politike ka rëndësi “të patjetërsueshme në funksion të fitores së zgjedhjeve” dhe se “një parti e madhe që nuk fiton dot zgjedhjet, nuk vë dot në jetë ato për të cilat është krijuar”.

Me pak fjalë, ai po thotë se makineria, e cila konsiston në as më pak e as më shumë se sa thjeshtë dhe vetëm shtrëngimin e votuesve për të votuar partinë për një vend pune, për një leje ndërtimi, apo për një dokument legalizimi, është e domosdoshme për fitoren e zgjedhjeve. Zgjedhjet nuk fitohen dot me një platformë qeverisjeje, me prezantimin te votuesit të një programi dhe me bindjen e votuesit se kjo parti është alternativa më e mirë për vendin; jo, është makineria ajo që është “e patjetërsueshme” për të fituar.

Dhe pasi tha këtë, Rama u rrek të bindë të vetët se partia nuk mund të jetë “një moçal interesash të rretheve të privilegjuara”, sepse një praktikë e tillë “i këput lidhjet e saj me ngrehinën e bindjeve morale dhe parimore të zgjedhësve”.

Sipas Ramës, PS mund të përballet një ditë me një “boshllëk” sepse njerëzit kanë atë që ai e quajti “mungesë fatale” të “ndjenjës së brendshme të përkatësisë përtej interesit vetjak”. Me pak fjalë, Rama po na thotë se në Partinë Socialiste ka një grusht njerëzish që nuk kanë kurrfarë lidhjeje me partinë përveç interesit vetjak.

Rama pranoi se, hë për hë, socialistët [dhe dukshëm politika në përgjithësi në Shqipëri], janë një grup interesi dhe jo parti politike.

Ai shpjegoi më tutje se si dëshiron ai të jetë një parti politike, duke e krahasuar atë me një lloj “skuadre futbolli” apo grupi arti [nënkupto: bandë muzikore], të cilën njerëzit e ndjekin nga pas, jo për interes, por se janë tifozë, apo fansa. Sipas Ramës, interesi vetjak i njerëzve “është shumë i rëndësishëm, por nuk mund të jetë arsyeja e vetme se pse njerëzit i përkasin një partie.” Megjithatë ai pranoi se ndryshe nga skuadra e futbollit, për një parti politike është e vështirë t’i bindë njerëzit ta ndjekin nga pas në kushtet e mungesës së interesit.

Por Rama pretendoi se ka në plan ta reformojë politikën e partisë së tij për ta kthyer atë në një forum ku farkëtohen ide mbi qeverisjen. Rama, i cili gjatë të gjithë fushatës zgjedhore refuzoi të diskutojë çfarëdolloj platforme politike por e menaxhoi fushatën me shashka dhe cirk, shpreh pakënaqësi me faktin që politika e tij është vetëm kaq, shashka dhe cirk.

Kanë kaluar katër muaj nga mbarimi i zgjedhjeve dhe sot Rama shpalli kabinetin e tij qeveritar. Por katër muaj pas zgjedhjeve, Rama nuk ka një plaformë qeverisëse dhe deri më sot, premtimet e tij kryesore kanë qenë se si të japë më shumë koncesione, koncesione që dukshëm financojnë makinerinë e tij elektorale.

Pa një program qeverisës, nuk është e qartë se ndaj kujt i ankohet kryeministri se pse partia e tij është bërë një kënetë interesash dhe se pse njerëzit nuk binden dot me asgjë përveçse me ndonjë vend pune./ BIRN/

 

Të Lidhura

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

13 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 13 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 13 Gusht 2025

13 Gusht, 2025

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com