Një tjetër atdhetar që punoi dhe i kushtoi shumë veprës patriotike ishte dhe Rexhep Bej Mitrovica. Ai lindi në Mitrovicë, më 18 janar të vitit 1888 dhe vdiq në Stamboll, më 21 maj të 1967.
Më 7 mars 1914, Mitrovica mori pjesë në pritjen që iu bë Princ Vidit, i cili zbriti në Durrës. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore u largua në Austri. Më 1916-n u vendos në Vienë. Atje studioi katër vjet me radhë shkencat pedagogjike.
Kongresi arsimor, që kishte si synim njësimin e organizimit të shkollës dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor ekzistues, me iniciativen e Rexhep Mitrovicës, punoi në drejtim të sigurimit të kuadrit arsimor, të unifikimit të programeve mësimore, hartimit të teksteve shkollore, përgatitjes së disa projektligjeve, të cilat synonin në sanksionimin e drejtimeve kryesore që do të kishte arsimi në shtetin e ri, si: organizimi i istitiucioneve qendrore arsimore, dokumentacioni shkollor etj.
Rexhepi hodhi idenë e hapjes së një biblioteke kombëtare në Tiranë. Ai u përfshi në politikë në vitet 1920-1924, si ministër i Arsimit në qeverinë e Xhaferr Ypit.
Madje Mit’hat Frashëri rekomandoi që në Kongresin e Lidhjes Shqiptare të Shoqërisë së Kombeve të hyjë Rexhep Mitrovica, Eshref Frashëri, Bedri Pejani, Sejfi Vllamasi dhe Aleksandër Xhuvani.
Shkolla profesionale shqiptare ose Shkolla Teknike Shqiptaro-Amerikane u krye në prill të vitit 1922. Ministri i Arsimit Rexhep Mitrovica bashkëpunoi ngusht me udhëheqësit e shkollës profesionale, Harry Fultz, Charles Holingshed etj.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore
Referuar në Wikipedia, Bedri Pejani pohon se bashkë me Rexhep Mitrovicën, Ali Dragën, Vehbi Frashërin e Kudret Kokoshin kanë qenë edhe disa herë të tjera në Beograd, ku kanë paraqitur pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre për moscopëtimin e Kosovës.
Në këtë kohë gjermanët urdhëruan që të burgosën hebrejtë dhe romët, mirëpo, pas ndërhyrjes së Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Ago Agait e Vehbi Frashërit, ky vendim nuk u zbatua, përkundrazi, iu mundësua hebrejve që përmes korridorit të sigurt nëpër Drenicë, të tërhiqen deri në Shqipëri e tutje.
Rexhep Mitrovica punoi e luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare. Kur pa se italianët po i favorizonin forcat malazeze, goditi rënd ushtrinë e tyre duke shpejtuar rrënimin e saj.
Kjo veprimtari e tij ra në sy të fashistëve italianë, të cilët në gusht të vitit 1943 e arrestuan. U dënua me akuzën “për veprimtari kundër regjimit italian në Shqipëri”. Ndonëse mbi të u ushtrua një dhunë e paparë, ai nuk u përkul, nuk u thye shpirtërisht.
Në maj 1944, jep dorëheqjen si kryeministër dhe kthehet në Kosovë.
Qeveria e Rexhep Mitrovices 5 nentor 1943- maj 1944:
Kryeminister : Rexhep Mitrovica ; Min. Brendshem, Xhaferr Deva; Min. Jashtem Bahri Omari; Min. Mbrojtjes Gjen. Prenk Pervizi; Min. Finances, Sokrat Dodbiba; Min. Botores, Musa Gjylbegu; Min. Drejtesise, Rrok Kola; Min. Kultures, Kol Tromara; Min. Arsimit, Eqrem Cabej; Min. Ek. Komb. Ago Agaj; Zv/Min. Jashtem, Vehbi Frasheri.
Mërgimi
Në gjysmën e nëntorit 1944, Rexhep Mitrovica, mori rrugën e mërgimit. Pas një qëndrimi dyjavor në Zagreb ai lëvizi drejt Austrisë. Mitrovica kishte shëndet delikat dhe u detyrua të shtrohet në senatoriumin e qytetit Feldkireh afër kufirit zviceran.
Gjatë periudhës 1945-1947 Xhaferr Deva qëndroi në Austrinë perëndimore. Në verë të këtij viti, ai bashkë me Xhelal Mitrovicën, Tahir Zajmin dhe Ali Dragën shkuan në Itali.
Prej andej e tërhoqën edhe Rexhep Mitrovicën, shëndeti i të cilit ishte përmirësuar. U vendosën në Gjenovë të Italisë dhe, pas dy muajsh, me ndihmën e një deputeti turk me origjinë shqiptare nga Prizreni, mik personal i Xhafer Devës, i siguruan Rexhep Mitrovicës lejen për të shkuar në Turqi, ku dhe vdiq. Rexhep Mitrovica, është një nga kryeministrat e Shqipërisë që është denuar me vdekje nga sistemi komunist.