InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ironia e Kim Mehmetit: Piktorin mund ta bësh burrështetas aq sa prostitutën nuse shtëpie…

26 Gusht, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Ironia e Kim Mehmetit: Piktorin mund ta bësh burrështetas aq sa prostitutën nuse shtëpie…

Më në fund korçarët e realizuan ëndrrën e tyre të madhe, që të pinë birrë duke dëgjuar muzikë serbe. Edhe atë nga një këngëtar që ka në xhep çelësin e kryeqendrës së shqiptarisë–atë të Tiranës.

E në ndërkohë Kryeministri i Shqipërisë vazhdon të na bindë se të gjithë ata që e kundërshtuan ardhjen e këngëtarit serb në Korçë, janë fashistë si dhe, sa nuk tha se patriotizmi shqiptar është primitivizëm i barabartë me shovinizmin serb. Me çka del puna se ai paguhet që t’i mbrojë serbët nga ‘shovinizmi’ ynë, e jo shqiptarin nga urrejtja serbe.

Sidoqoftë duhet thënë: ardhja e këngëtarit serb në Korçë tregoi sa e paskrupullt është shtresa shqiptare, të cilën e polli epoka enveriste, e që beson se s’mund të bëhesh kozmopolit nëse je patriot e nacionalist?! Pra sa të pafytyrë janë ata që në një farë mënyre ndjehen keq në lëkurën e shqiptarit dhe të cilët bëjnë çmos të jenë sa më të pëlqyer nga serbët. Dhe Piktori, si përfaqësues i kësaj klase ‘intelektualësh’ e politikanësh, do vazhdojë të ne bind se civilizimi ynë është proporcional me atë sa nuk ndjehemi shqiptarë dhe sa e pëlqejmë ‘turbo-follkun’ serb.

Padyshim se këngëtari serb, që i zbaviti i të dehurit nga birra, nuk është simboli i shovinizmit serb. Njësoj siç nuk është Piktori përfaqësues i tradhtarëve të shqiptarisë. Por ish-lideri i grupit ‘Bjello Dugme’ është përfaqësues i gjeneratës që e vuan rrënimin e ish-Jugosllavisë antishqiptare dhe që, mbrojtjen e saj me të gjitha mjetet, e konsideronin si diçka legjitime.

Njësoj pra siç është Piktori përfaqësues i gjeneratës e cila me mall e rikujton kohën, kur nuk vlerësoheshe me atë sa je nacionalistë e patriot shqiptarë, por sa je pa fizionomi etnike si dhe, sa je i gatshëm që identitetin tëndë kombëtar ta flijosh për të mirën e nënës parti dhe për realizimin e idesë për bashkimin e proletariatit botëror.

Po pra, ata që i kishte marrë malli për ‘tallavanë serbe’, e realizuan dëshirën e vet. Me çka e dëshmuan edhe besnikërinë ndaj ‘prijësi’ të tyre, ndaj atij që vite me parë, mysafirit të sotëm serb, ia dha çelësin e Tiranës. Ndërkaq, pjesa tjetër e shqiptarisë, vazhdon ta përcjellë grindjen mes atyre që e kundërshtonin ardhjen e këngëtari serb dhe atyre që e mbronin atë. Dhe nga muzika e zëshme serbe as që dëgjohet zëri i atyre që thonë se nuk është gjithaq me rëndësi se kush vjen e këndon mes nesh, por kujt ia kemi lënë në dorë Shqipërinë.

Siç nuk dëgjohet as pyetja se si e prumë punën deri këtu që Kryeministri i Shqipërisë, civilizimin dhe patriotizmin tonë ta vlerësojë nëpërmjet sjelljes sonë ndaj këngëtarëve serb?!
Sidoqoftë duhet pranuar se ‘tallavanë serbe’, nuk e sollën mes nesh këngëtarët serb, por ‘kozmopolitët‘ tanë që e morën në duar shqiptarinë. E të cilët i bëmë burrështetas ne që nuk e dinim se vështirë mund ta bësh shtëpiare të rriturën në ‘shtëpi publike’, apo atë që me vite ka qenë kurvë.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj
Bota

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

26 Tetor, 2025

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën
Aktualitet

Kaloi në radhët e PS, Nikollo u emërua nënkryetare e Bashkisë: Më përjashtuan nga PD, pas konfliktit me Zhupën

26 Tetor, 2025

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar
Show Biz

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar

25 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com