Ish-presidenti Donald Trump, ka reaguar pas vendimit të Presidentit Joe Biden, për të lëvizur trupat amerikane deri më 31 Gusht nga Afganistani.
Ai është shprehur se Biden i është dorëzuar terroristëve, pas vendimit të këtyre të fundit për të përmbushur afatin e dhënë nga talebanët.
“Biden iu dorëzua terroristëve afganë dhe la qindra amerikanë të vdekur, duke e çuar ushtrinë përpara civilëve, ” tha Trump në një deklaratë me shkrim.
“Ne mësojmë se nga 26,000 njerëzit që janë evakuuar, vetëm 4,000 janë amerikanë. Ju mund të jeni i sigurt se talebanët, të cilët kanë kontroll të plotë, nuk i lanë më të mirët dhe më të ndritshmit të hyjnë në fluturime. Përkundrazi, ne mund të imagjinojmë se sa mijëra terroristë kanë ikur nga Afganistani dhe janë vendosur në të gjithë botën. Çfarë dështimi tragjik. Asnjë kontroll. Sa terroristë do të sjellë Biden në Amerikë? Ne nuk e dimë! “- ka shkruar Trump.