Qyteti i Shijakut prej ditësh është mbuluar nga mbeturinat ndërsa nga autoritetet lokale nuk është marrë asnjë masë.
Në temperaturat e larta të këtyre ditëve, mbeturinat janë dekompozuar dhe shkaktojnë erë të padurueshme.
“Balkan Web” raporton se plehrat nuk janë marrë nga kazanët prej datës 17 gusht.
Sipas kryetarit të Bashkisë, Bashkia e Shijakut nuk ka një marrëveshje me landfillin e Sharrës dhe për të krijuar një marrë veshje të re ka disa procedura që marrin kohë dhe duan ditë.
Nga ana tjetër burime nga landifillin e Sharrës deklarojnë se marrëveshja nuk është firmosur nga bashkia.
Për 10 ditë madje Sharra i ka pranuar mbeturinat falas. Pra, sipas tyre shkak është bashkia e Shijakut që nuk ka firmosur marrëveshjen dhe situata me plehrat ka agravuar.