InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Asfalti elektoral në Tiranë”, Këlliçi: Korrupsioni i Veliaj po rrezikon jetën e qytetarëve të kryeqytetit

15 Gusht, 2021
in InfoPress, Lifestyle, Politikë
A A

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, akuzon Kryebashkiakun Erion Veliaj se me korrupsionin që mban firmën e tij po i rrezikon jetën e qytetarëve të kryeqytetit.

Këlliçi shkruan në rrjetet sociale se PD ka denoncuar asfaltin elektoral në Tiranë, jo vetëm si një mashtrim politik, por si një taktikë kriminale për të mbuluar me njolla bituminoze rrugë të cilat nuk kanë kanalizime, dhe që gjenden jashtë çdo standardi të pranuar urban.

Postimi i Këlliçit:

Për javë të tëra kemi denoncuar asfaltin elektoral në Tiranë, jo vetëm si një mashtrim politik, por si një taktikë kriminale për të mbuluar me njolla bituminoze rrugë të cilat nuk kanë kanalizime, dhe që gjenden jashtë çdo standardi të pranuar urban.

Në lagjet tuaja keni parë shpesh, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore, se si rrugë e rrugica asfaltohen e shqepen sërish për të shtruar tuba, se gropat qëndrojnë të hapura e indiferente për sigurinë e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve.

Pa sinjalistikë lajmëruese, gropat mbeten të hapura, si një tregues brutal i korrupsionit në infrastrukturën e brendshme qytetëse.

“Ku vë dorë bashkia ka zhvillim”, thotë Veliaj, duke treguar me pompozitet asfaltimin e rrugës “Tre dëshmorët”. Është pikërisht kjo rrugë alla Veliaj që rrezikoi jetët e pasagjerëve në autobusin urban.

E përsëris. Korrupsioni merr jetë. Korrupsioni vret. Të detyron të bësh zig-zag mbi gropa e kanale. Duhet të kesh katër sy për të ecur në Tiranë.

Një qytet çdo ditë e më shumë i pajetueshëm. Sfidë për çdo nënë me karrocë, për çdo të moshuar që lulishtja e dominosë i bëhet pallat, për çdo fëmijë që në oborrin e pallatit ka vinça e betoniere.

Korrupsioni ka firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Firmëtar i kaosit, pluhurit, ndotjes akustike nga mëngjesi në mesnatë. Asgjë pa firmën e tij.

Të Lidhura

Studimi: Çiftet me dhoma të ndara janë më të lumtur
Lifestyle

Studimi: Çiftet me dhoma të ndara janë më të lumtur

18 Dhjetor, 2025
Festat e fundvitit në botë/ Zakone të çuditshme dhe magjike
Lifestyle

Festat e fundvitit në botë/ Zakone të çuditshme dhe magjike

14 Dhjetor, 2025
Publikohet letra sekrete e Lukës për Parashqevi Simakun – Mesazhi i djalit të saj trondit rrjetin!
Lifestyle

Publikohet letra sekrete e Lukës për Parashqevi Simakun – Mesazhi i djalit të saj trondit rrjetin!

7 Dhjetor, 2025
“Forca që lind nga dhimbja”/ Historia e jashtëzakonshme e Blerina Kalthit që frymëzon mijëra njerëz
Lifestyle

“Forca që lind nga dhimbja”/ Historia e jashtëzakonshme e Blerina Kalthit që frymëzon mijëra njerëz

3 Dhjetor, 2025
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025
Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”
Politikë

Deputeti Ndocaj mbështet Florian Binajn: “Koha për t’ia besuar Tiranën një djali me shpirt të madh e humor të hollë!”

31 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Studimi: Çiftet me dhoma të ndara janë më të lumtur
Lifestyle

Studimi: Çiftet me dhoma të ndara janë më të lumtur

18 Dhjetor, 2025

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 18 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com