InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim i bën Ramës dy dhurata para pushimeve…

4 Gusht, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Ambasadorja Yuri Kim i bën Ramës dy dhurata para pushimeve…

Përpara se të niset me pushime, Yuri Kim ka vendosur me sa duket t’i bëjë edhe dy dhurata Edi Ramës. Natyrisht duke mos bërë një politikë personale, ashtu sikurse e akuzojnë shumë opozitarë, por duke ndjekur një linjë tashmë të vendosur në Departamentin e shtetit, për të mbështetur regjimin e Tiranës.

E para ka të bëjë si gjithnjë më thirrjen drejtuar Bashës, për të nxjerë Berishën jashtë nga grupi parlamentar i PD. Kjo jep mesazhin e shtrembër sikur problemi i madh i këtij vendi, është ish-lideri historik i PD dhe jo ata që po e drejtojnë prej tetë vitesh.

E dyta është për të përforcuar thirrjen e kryeministrit, që e di se e ka të vështirë të mbajë një mandat të tretë me vota të vjedhura dhe me buxhetin bosh, prandaj i duhet një bashkpunim fallco me një opozitë të. Për këto arsye, Yuri Kim, është ulur të shkruaj një editorial, para lejes së zakonshme, për Panorama, ku thotë se sezoni i ardhshëm: “Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në Parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre”. Nuk ka dyshim se ky “kontroll listash”, është i lidhur me ngjarjet e mëparshme të shpalljes “non grata” të Berishës dhe të deklaratës së fundit të Kim, se PD nuk mund të hajë bar, por duhet të ndahet nga doktori.

Sikur mos mjaftohej me këtë mesazh që jep përshtypjen e shtrembër se një njeri që po i afrohet të 80 qenka e keqja më e madhe e këtij vendi, Yuri Kim ka përsëritur “mot a mot” fjalët që Rama tha disa herë pas zgjedhjeve për të lënë pas politikën 30 vjeçare duke bashkëpunuar fort me opozitën. “Po ashtu (sezoni i ardhshëm-shënim i Lapsi.al), do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë” ka shkruar ajo.

Nuk ka rëndësi se ka kopjuar Kim Ramën që i shprehu para këto mesazhe apo e kundërta. Por një gjë është e sigurt: ata lëvizjet i kanë së bashku në koordinim të plotë. Dhe sikur mos mjaftohej me këto të dyja Kim i bën dhe presionin e fundit “zotit Luli” që të ndahet nga Berisha dhe të sillet si çirak i shefit të qeverisë: “Është koha që udhëheqësit të reflektojnë dhe të ndërmarrin veprime të guximshme. Është koha për udhëheqësit që të tregoni kush jeni dhe çfarë mendoni se meriton ky vend. Është koha për të udhëhequr”.

Me siguri që pas këtyre mesazheve edhe Rama do të shkojë shumë më i qetë për pushime, por ama shumë shqiptarë duhet të jenë të merakosur për atë që na pret pas shtatorit.

Të Lidhura

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026
EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026
Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026

4 Prill, 2026

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com