Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka shpërndarë një video të Ramës në “Facebook”, teksa ky i fundit flet për situatën nga zjarret në vend.
Tabaku thekson se kur Rama përdor buxhetin e shtetit për PPP-të, flakët mbetet që të luftohen me mjete rrethanore.
Postimi i deputetes së PD-së Jorida Tabaku:
Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim.
Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave.
Shqiptarët në mëshirën e fatit dhe darën e korrupsioni që përditë i shtrëngon sot janë vetëm.