Përtej kostumit të politikanit dhe të njeriut që denoncon vazhdimisht keqqeverisjen e vendit, ish-deputeti lezhian Eduart Ndocaj, bie në sy për modelin prej një familjari të shkëlqyer, ku herë pas herë me dedikimet dhe mesazhet adresuar familjarëve të tij, lë të kuptojë se ka raporte të shkëlqyera dhe se angazhohet në evente të ndryshme familjare, përpos punëve të mëdha që ai ka me biznesin.
Sot ishte radha e mbesës Sofi, ku kaubojsi, me rastin e 1 vjetorit të linjdes së saj, përmes një mesazhi plot emocion dhe ekzaltim, shpreh të gjithë botën e tij ndjesore, duke e krahasuar me agimin e ditëve, që sjellin shpresë dhe të ardhme, ndaj dhe ai, i dëshiron fluturimin e artë ne jetë, si shprehjen më kumptimplote për sa më shumë suskese dhe mbarësi, dhe kapërcim të dinjitetshëm të sfidave dhe vështirësive që ofron rrugëtimi jetësor.