Basha mesazh për festën e Kurban Bajramit: Lutjet tuaja qofshin të pranuara!

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit, me anë të një mesazhi ku lutet që sakrificat e tyre të jenë të pranuara.

‘Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!

Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit!

Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët!

Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit.

Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!’