InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ilir Çopja: Sfida e pasqyrës

19 Korrik, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Ilir Çopja: Sfida e pasqyrës

Pasqyra ka përfaqësuar gjithmonë në traditën njerëzore më shumë se njëobjekt të thjeshtë. Në shumë syresh ka bestytni të cilat e lidhin pasqyrën me të pasurit e një jete me fat apo të pafat. Kjo lidhet edhe me faktin se dikur pasqyrat kushtonin shumë dhe  ishin luks vetëm i mbretërve dhe shtresave të pasura. Në disa bestytni nuk lejohet të shihesh në pasqyrë natën apo në errësirë.

Natyrshëm na lindin disa pyetje. Pse ka kaq influencë në shoqërinë njerëzore, pasqyra dhe procesi i të parit në të? Pse të parit në pasqyrë është në fakt një proces më shumë se një veprim? Pse nuk është e lehtë të shihesh në pasqyrë dhe të pranosh atë që të shfaqet?

Zakonet dhe traditat e shoqërisë njerëzore janë të përcjella ndër shekuj nga njerëzit e kulturave të ndryshme. Pasqyra dhe procesi i pasqyrimit ndikon në perceptimin tone për veten apo edhe të ambientit që na rrethon. Perceptimi i gabuar i asaj që neve na shfaqet në pasqyrë con deri në crregullime të personalitetit, një prej të cilave është narcizizmi. Pasqyra dhe pasqyrimi na hap një dritare dialogu me veten.

Të parit në pasqyrë nuk është problem por përballja me pasqyrimin tone është sfidë. Ky process është në fakt një përballje vizuale me veten. Ndjesitë përpara se të shihemi në pasqyrë janë njësoj si përpara një sfide, asaj më të vështirës, me veten. Na takon këtë veprim ta bëjmë disa here gjatë ditës dhe jo gjithmonë kemi të njëjtën dëshirë dhe energji të përballemi. Të shikosh pasqyrimin tend është një sfidë midis asaj që shohim dhe asaj që do të donim të shihnim.

Pasqyrimi jonë mund të ketë ndikim të thellë në personalitetin tonë. Ajo që na shfaqet në një copë xhami mund të jetë ose jo çfarë kishim në mendje të shikonim. Të parit në pasqyrë na nxjerr lakuriq përpara vetes me tiparet tona të bukura dhe difektet tona.  Vërtetësia e pasqyrimit na vë para dy zgjedhjeve: ta pranojmë personin nëpasqyrë me të mirat e të këqijat e tij apo ta mohojmë dhe të ruajmë imazhin e ndërtuar për veten në mendjen tonë. Mospranimi i asaj që shohim paraqet dy rreziqe, së pari: mohojmë realitetin dhe së dyti nuk i japim mundësi vetes të vetëpërmirësohemi.

Autokorigjimi dhe katarsisi i brendshëm është një proces i përhershëm dhe i vazhdueshëm. Ndalimi i këtyre proceseve rrezikon të na mbajë në një realitet imagjinar ku ne jemi në rregull, më të mirët, më të bukurit, perfektë. Ky mund të jetë edhe një mekanizëm mbrojtës për tu bërë ballë presioneve të shoqërisë, bullizimit, aparteidit, stigmatizimit, etj. Ky mekanizëm mbrojtës kthehet në boomerang nërast se shndërrohet në stil jetese duke na future në një kështjellë rëre e cila në shkulmin e pare të erës do shkërmoqet. Kur kjo kështjellë të bjerë ne do jemi po ata me difektet tona por tashmë me më shumë kohë dhe energji të humbura. Si përfundim verdikti i pasqyrimit na vë përpara një dileme: Të pranojmë pasqyrimin e vetes dhe të mundohemi të përmirësohemi apo ta “thyejmë pasqyrën” sepse ajo e ka fajin për difektet tona. Ju kë do zgjidhnit?

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë
Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

9 Korrik, 2025

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 9 Korrik 2025

9 Korrik, 2025

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë
Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Denoncimi i të riut, akuzon të dashurën: Më rrahu në makinë

8 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com