Nga Jorida Tabaku
11.2% e PBB është borxhi që ne si shtet i kemi PPP-ve: paguajmê taksa qê tê pasurojmê miqtê e Ramês.
Në 8 vjet qeverisje vizioni ka qenë “merru paratë shqiptarëve për të paguar PPP-të”. Çdo shqiptar punon një punë ekstra apo një orë më shumë në punë për të paguar faturën në rritje të PPP-ve.
Sot, gjithnjë e më pak qytetarë kanë të ardhura shtesë në portofolin e tyre sepse ato shkojnë për të paguar PPP-të që për 30 vite do të shterojnë paratë e shqiptarëve.
Studimi i Open Data Albania fakton atë të vërtetë që kemi vite që e flasim; 11.2% e PBB është detyrimi që ne si shtet i kemi PPP-ve.
Shqipêria êshtê e para nê BE sa i takon kostos qê mban çdo qytetar pêr qokat korrupte tê qeverisê!
Janê detyrime qê kapin shifrên e mbi 1.8 mld dollarë që ne duhet t’i paguajmë PPP-ve apo më saktë ortakëve të qeverisë.
Njê borxh qê ka marrê peng buxhetin e shtetit, pra me pak fjalê na ka marrê borxh secilin prej nesh. Sa herê qê ne marrim njê lek mê shumê do tê na duhet qê tê shlyejmê kêtê borxh, pasi pêrherê e mê shumê qeveria do tê rrisê taksat pêr tê shlyer borxhin.
Shqiptarê tê varfêr, buxhet i varfêr por miq tê qeverisê tê pasur nê kurrizin e qytetarêve!
Sa më shumë që vazhdohet tradita e ligjeve speciale, kontratave abuzive dhe fiktive edhe më i madh do të jetë abuzimi që do të bëhet me PPP.
Doni te luftoni korrupsionin: filloni me ato qê kanê zaptuar buxhetin e shtetit, me ato qê kanê shkruar dhe firmosur kontrata qê sot vendosin nê rrezik financat publike dhe qê vjedhin shqiptarêt!