Skandali i pak ditëve më parë që konkludoi me arrestimin e 9 zyrtarëve të lartë të ministrisë së brendshme, ka hapur një debat të madh politik, ku padyshim në fokus të akuzave janë kupola e këtij dikasteri dhe kryesisht ish-ministri Sander Lleshaj dhe sekretari i përgjithshëm Plarend Ndreca.
Ish-deputeti lezhian, Eduart Ndocaj, përmes një reagimi në profilin facebook, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të dyshes së shumëpërfolur Lleshaj-Ndreca, teksa i ka cilësuar pinjollë të nomenklaturës komuniste dhe individë që vijnë nga e shkuar që nuk i bën krenarë asnjërin prej tyre.
Ndocaj, përmes reagimit të fuqishëm, ka aluduar se kjo është një strategji e Ramës për të larguar vëmendjen nga zullumet e shumta të qeverisjes së tij si dhe për të shpëtuar veten.
Postimi i plote:
I akuzuari dhe i korruptuari pritet të arrestohet…!
Plarent Ndreca, i biri i spiunit dhe komunist-enverist, i ardhur nga fshatrat më të thella të Kurbneshit të Mirditës, pritet të arrestohet dhe të marrë ndëshkimin që e meriton! Me poshtërsitë prej besniku të PPSH-së, babai i Plarentit, Pjeter Mark Lleshi emërohet drejtor i shkollës se mesme Rubik. Ky spiun, u bë me shtëpi në Rubik…!Pra, gjeti parajsën, gjeti Amerikën!!! Kur shpata e tij ogurzezë priste majtas dhe djathtas, një mësuese, e cila e ka patur nxënës Plarentin, i cili ishte nxenës poshtë mesatares, dallkaut, hajdut, i inkriminuar me bashkëfshatarin tjetër, ish-ministrin Lleshi dhe janë të afërt me Lindita Nikollin, ku ka vjedhur miliarda, dhe që merrte 3.000 euro për një emërim mësuesi, akuzuar nga Ben Blushi në sallën e Kuvendit bashkë me Plarentin e asaj kohe.Kjo është një lidhje e këlyshve të diktaturës famëkeqe mirditore.Babai i Lleshit në kohën e diktaturës ka thyer kryqet dhe i pari i vuri kazmën kishës së fshatit.Prandaj, partia i vendosë në poste madhore, si të besuar. Por, Edvini, po ua fut të gjithëve, per të shpëtuar veten!Ky përdor firmat e tyre; qe besa, qe shkresa!