InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Atdheu i vargjeve të Ali Asllanit

11 Korrik, 2021
in Artikuj, InfoPress, Kulturë
A A
Atdheu i vargjeve të Ali Asllanit

Ali Asllani është pa dyshim ndër personalitetet më të shquara të poezisë shqipe, sidomos në vitet pas periudhës së pavarësisë kombëtare e në kohët e vona.

Ai hyri në letërsinë shqipe si një rilindas i vonë. Zëri i tij poetik u shfaq i plotë në jetën letrare shqiptare, ne vitet ‘20-’30, kur ende shkruanin, Andon Z. Çajupi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Asdreni, Fan S. Noli, Mitrush Kuteli, kur kishin nisur fillesat a krijimtarisë së tyre: Ernest Koliqi, Ethem Haxhiademi, Ramiz Harxhi, Lasgush Poradeci etj.

Në këtë kuadër të përgjithshëm të jetës sonë letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet për origjinalitetin dhe autentitetin e zërit të vet. Është një poet i veçantë, një zë tjetër i bukur, që i bashkohet korit të përgjithshëm, poezisë së vërtetë të atëhershme shqiptare. Në atë klimë, në atë botë letrare dhe në atë kohë krijoi e jetoi ai. Poezia shqiptare e viteve ‘20-’30, përshkohet kryesisht nga motivi patriotik. Ali Asllani u lind në Vajzë të Vlorës dhe që në moshë të re mbeti jetim. /Konica.al/Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin “Zosimea” në 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Ai ishte një nga antërët e shquar të Klubit “Bashkimi”.

Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Mundi t’i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit “Bashkimi” të Janinës. Më 1910 u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi.

U emërua sërish nënprefekt, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Pas shpalljes së Pavarsisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri në 22 janar 1914. Pas largimit të Princi Vidit, shkoi disa kohën në Itali. Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por meqënëse kundërshtoi pushtimin u pushua nga puna.

Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952, mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë. Ali Asllanin e dallon motivi patriotik, i cili është i drejtpërdrejte, domethënë ai është zëri i atypëratyshëm i ngjarjeve kapitale të historisë së re shqiptare, ngjarje të cilat Ali Asllani (poeti) i përjetoi personalisht dhe thellë, gjë që tronditi ndërgjegjen e tij artistike. Pas botimeve të para në shtypin e kohës, kur ishte nxënës në gjimnazin Zosimea të Janinës dhe student në Stamboll, në vitin 1914, gjejmë fillesat e tij poetike.

Ndihet qysh aty lidhja e madhe e krijimtarisë se tij me këngën popullore të Labërisë, që gjithmonë do të përbëjë një nga karakteristikat themelore të poezisë së tij. Nën ndikimin e Ismail Qemal-Vlorës dhe te klubit shqiptar të Janinës, Ali Asllani u përfshi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Sipas të dhënave të shtypit të atëhershëm, Ali Asllani ishte njeri ndër përkrahësit më të zjarrtë të Ismail Qemalit dhe nga të parët që u kërcënua nga qeveritarët osmanë me arrestim dhe internim në Alep të Sirisë. Njihen 28 poezi të kësaj periudhe, një pjesë janë të botuara në shtypin e atëhershëm të Vlorës si “Shpresa Kombëtare”, “Mbrojtja Kombëtare” dhe disa ruhen në dorëshkrim…

Ç’DO TË THOTË PATRIOT?

Ç’do të thotë patriot,

Sot për sot në Shqipëri?

Një tuf’ ah e një tuf lotë,

Një njeri i pa njeri!

Jo, jo! burri i bën ball’

Do buçit si val’ mbi zall.

Sa më zi edhe më zi,

Sido qoftë pun’ e tij,

Copë-cop’ i bënet buza

Po aspak s’i falet shpuza.

Sikurse një gur stërrall,

Në gji zjarrin e ka ngjall,

Qoft në lum’ e qoft’ në det

Zjarr’ i tija nuk humbet!

LE TË JEMI KRENARË

Shqipëria jon’ tashi

Di të bëjë diell e shi,

Di të bëjë shi e diell,

Sepse kokën e mban lart,

Sepse rrënjët i ka thellë!

Le te jemi, pra krenarë!

Që nga len te perëndon,

E kush është si vendi jonë?

Si në tok’ edhe në det

Kemi pjesën më të bukur,

Në të bukurin planet!

Le të jemi pra krenarë,

Dy milionë thua shqiptarë,

Fis fisnik në radh’ të parë,

Titan ishim, titan jemi

Dhe përhera gjithë titan,

Rreptësonet shum’ shqiponja.

Kurse matet me tufan!

Të Lidhura

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com