InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Pas shkarkimit të Anton Martinit, qëndrojnë bandat kriminale që imponojnë reformën në drejtësi?

12 Qershor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Gjatë periudhës zgjedhore fondi i rindërtimit përdori 69.1 mln euro, sipas Open Data Albania

Nga Aleks KAPLLAJ

Ish prokurori pranë krimeve të rënda Anton Martini, edhe pse e kishte kaluar Vetingun e verifikimit të trefishtë, të ligjshmërisë së pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale nga Komisioni gjykues që përbëhej nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko (Balluku), është shkarkuar nga Komisioni publik, i kryesuar nga Florian Ballhysa. Edhe pse Martini është fituesi i pesë çmimeve nga gjashtë çmimet ndërkombëtare, që ka marrë Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar, nuk e ka ndaluar komisionerin Ballhysa dhe komisionin që ai kryeson, për të realizuar qëllimin e krijimit të këtij komisioni. Vetëm dy muaj mbas kalimit të Vetingut nga komisioni i posaçëm, komisioneri publik Florian Ballhysa, ka bërë një ankimim pranë kolegjit të Ankimit.

Ankimimi i komisionerit bazohet mbi të njëjtat kritere dhe të njëjtët informacione që ka ofruar Martini në kalimin e Vetingut të trefishtë. Pas verifikimit dhe kalimit të komisionit të Vetingut, Martini ishte prokurori më i kuotuar për t’u bërë prokuror i SPAK. Po cila është veprimtaria profesionale e prokuror Anton Martinit? Anton Martini, ka filluar punën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999, mbasi ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2004 emërohet prokuror i Krimeve të Rënda që me përkushtimin e tij njihet si prokuror i hekurt dhe i vendosur në luftën kundër bandave kriminale, për të cilën në shumë raste është kërcënuar nga të akuzuarit e tij dhe prej disa vitesh ka edhe eskortën e sigurisë të akorduar nga shteti. Të gjitha hetimet kundër bandave më të strukturuara të Shqipërisë kanë firmën e tij.

Ai ka çuar para gjykatës bandat kryesore kriminale në Shqipëri, konkretisht bandën e Lushnjes të Aldo Bares, bandën e Cërrikut të drejtuar nga Met Bozi dhe Roland Xhepexhiu, bandën e Durrësit të Lul Berishës si dhe bandën e drogës së Met Kananit, i dënuar në SHBA për trafik droge. Gjithashtu, Anton Martini ka hetuar edhe Arben Frrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Martini ka hetuar edhe dosjen e famshme 339, për Avdyljat në Shijak, nga e cila doli edhe çështja e blerjes së votave. Anton Martini gjithashtu ka kaluar në hetimet e tij edhe dosjen e Lazaratit. Në dhjetor të 2015-ës ai kërkoi 110 vite burg për Gate Mahmuatajn dhe bandën e tij të drogës.

Disa vite më pas, Martini ka qënë edhe prokuror i dosjes te atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ku humbi jetën shoferi i tij si dhe u plagos një tjetër eksponent i bandave kriminale të Shijakut, Landi Muharremi, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi ose dhe i njohur si ‘Rrumi’. “Apo bash për këtë shkak dikush nuk e don në SPAK Anton Martinin?”- shkruante pak kohë më parë edhe analisti e shkrimtari Preç Zogaj, i cili dje mori përgjigjen afermative edhe të dyshimit të ekspertëve juridik: “Nëqoftëse ndalohet Anton Martini, ta mbyllin drejtësinë, sepse nuk ka kush kalon”.

Në vitin 2015, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla e transferoi Martinin në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës. Ky vendim u konsiderua nga Martini si i parregullt. Megjithatë, prokurori Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2008. Në veprimtarinë e tij si prokuror, Martini ka treguar një profesionalizëm me kompetencë së lartë juridike, duke qëndruar larg ngjyrave politike të gjitha krahëve me të vetmin qëllim, për t’i shërbyer drejtësisë dhe vendit të tij, për të cilin është betuar para kushtetutës. Gazetarja Klodiana Lala i drejtohet kështu komisionerit publik: “A e dini Z. Ballhysa se prokurori Martini ka hetuar bosët e krimit? Nëse jo, mësojeni.

A e dini Z. Ballhysa se për Anton Martinin u paguan para nga kriminelë që të trasferohej që dosja e tyre të mos ishte në duart e tij? Besoj që jo, se ndryshe s’do e kishit kurajon të debatonit me të në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Sot, Z. Komisioner Publik, që paguhesh me taksat tona për të mbrojtur interesat e publikut në procesin e Vetingut, duhet të ulesh e të shohësh me kujdes çdo detaj të jetës së këtij prokurori, që edhe duke ngrënë është vëzhguar nga syri i forcave të policisë e besoj në jo pak raste edhe nga kriminelët”. Pyetjes që bënin shumë gazetarë dhe analistë: “A do ta kalojnë Martini “Vetingun” e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, si një fitore e drejtësisë, apo bandat kriminale do të imponojnë vullnetin e tyre në reformën në drejtësi?”

Përgjigja është se humbi drejtësia dhe fituan bandat, që bashkëpunojnë me strukturat që përpiqen të krijojnë iluzionin e një reforme, që nuk i shërben aspak drejtësisë, por pushtetit okult të bashkpunimit të krimit me struktura të caktuara të shtetit. Aleks Kapllaj.

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

Bëni KUJDES/ Sot temperaturat deri në 40 gradë Celcius në këtë qark
Aktualitet

Bëni KUJDES/ Sot temperaturat deri në 40 gradë Celcius në këtë qark

2 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 2 Korrik 2025
Show Biz

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 2 Korrik 2025

2 Korrik, 2025

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…
Show Biz

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…

1 Korrik, 2025

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!
Show Biz

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!

1 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com