InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Problem blerja e votës, përdorimi i administratës dhe nxjerrja e të dhënave personale”/ Misioni i SHBA-ve në OSBE, deklaratë për 25 prillin. Ja apeli për SPAK-un

7 Maj, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
“Problem blerja e votës, përdorimi i administratës dhe nxjerrja e të dhënave personale”/ Misioni i SHBA-ve në OSBE, deklaratë për 25 prillin. Ja apeli për SPAK-un

Misioni i SHBA-ve në OSBE ka dalë me një deklaratë për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku përgëzohet populli për angazhim në votime, por vihen në dukje problematika si blerja e votës, rrjedhja e të dhënave personale të qytetarëve dhe përdorimi i administratës.

“Ne përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirëorganizuar dhe në mënyrë të përshtatshme e transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia dhe zbatimi i teknologjive të reja”, thuhet në deklaratë.

“Vëmë re se në këto zgjedhje patëm një zbatim të suksesshëm të Kodit të ri Zgjedhor, rezultat i një kompromisi të mundësuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Për më tepër, siç u përmend në raportin paraprak të ODIHR, shumica e ndërmjetësuesve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e vlerësuan sistemin si një mënyrë për të lehtësuar rrezikun e votimit të dyfishtë, votimit familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve. SHBA-të janë gjithashtu të kënaqura të shohin të gjitha partitë përkatëse të marrin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodh që nga viti 2017”, vijon deklarata.

“Ndërsa kishte shumë aspekte pozitive të zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara vërejnë në konstatimin e misionit vëzhgues të OSBE-së se partia në pushtet pati avantazh nga keqpërdorimi i burimeve të administratës. Ne gjithashtu vërejmë konstatimin e tyre se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbetën një problem dhe ne përforcojmë shqetësimet mbi rrjedhjet e të dhënave personale, të dhëna të ndjeshme, ku përfshihen preferencat politike të votuesve”, thuhet në deklaratë.

Misioni i SHBA-ve ndalet edhe te institucionet e drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar se duhet të mbajë përgjegjësi çdo individ që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ne mirëpresim njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore”, vijon deklarata. “SHBA shpreson se në raportin përfundimtar të ODIHR Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti”, mbyllet deklarata.

Të Lidhura

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025
Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025
Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025
Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!
Aktualitet

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!

12 Korrik, 2025
Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë

12 Korrik, 2025
Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com