InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha: Beteja që kemi nisur do të jetë në të gjitha frontet dhe do të përfundojë me rrëzimin e regjimit Rama-Doshi

4 Maj, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Basha: Beteja që kemi nisur do të jetë në të gjitha frontet dhe do të përfundojë me rrëzimin e regjimit Rama-Doshi

– Basha: Detyra jonë është të qëndrojmë fort dhe të luftojmë për të kthyer demokracinë, për tju kthyer Shqipërinë shqiptarëve

PRONONCIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PËR GAZETARËT

Së pari, dua të falënderoj nga zemra të gjithë forcat pjesëmarrëse të NATO-s në veçanti forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë vendeve pjesëmarrëse në një ushtrim historik “Defender Europe 21”. Kam krenarinë e veçantë dhe privilegji t’ju uroj mirë se ardhjen këtij ushtrimi të paprecedentë të NATO-s që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore në bregun lindor të Adriatikut dhe të shpreh krenarinë legjitime që Partia Demokratike, qeverisja jonë dhe unë në rolin tim si Ministër i jashtëm mundësuam atë që dikur dukej si një ëndërr e pamundur anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën më të fuqishme politike, ushtarakë të botës.

Ju uroj mirë se ardhjen të gjithë forcave aleate të kryesuara nga partneri ynë strategjik dhe ju uroj Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ndonëse në kushte shumë të vështira prej neglizhencës 8-vjeçare që ta mbajnë lart standardin, flamurin dhe krenarinë e kombit tonë me pjesëmarrjen në këtë ushtrim të një rëndësie të veçantë strategjike që do t’i tregojë të gjithë rivalëve potencialë të Aleancës së Atlantikut të Veriut se aleanca është e gatshme të përballet me çdo Agresion dhe ta zmbraps atë nëse vlerat rreth të cilave në bashkohemi janë të pacenueshme duke filluar me vlerat e lirisë, e demokracisë e duke vazhduar me stabilitetin rajonal ballkanik që fillon me respektimin e kufijve e integritetin territorial të të gjitha shteteve duke përfshirë Republikën e Kosovës.

Le të jetë ky një mesazh i qarrtë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baruti apo në një teatër lojërash territoriale dhe një paralajmërim i qartë për despotët e Ballkanit se kjo aleancë nuk një aleancë ushtarako-politike , por një aleancë politiko-ushtarake në bazë të së cilës qëndron demokracia,, pra zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe sundimi i ligjit.

Së dyti, 25 prilli është një masakër elektorale viktima e të cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë se rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të pa precedentë të krimit të organizuar parave të pista të krimit dhe siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it, shkrirjes së vijave ndarëse midis partisë dhe shtetit nuk ja doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të jashtë2zakonshëm të shqiptarëve ndaj dhe detyrimi ynë i parë është para të gjithë shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm para kandidatëve për deputetë apo para militantëve, mbështetësve të Partisë Demokratike që kanë bërë një betejë historike duke pasur gjithçka kundër dhe ja kanë dalë në këtë betejë bashkë me të gjithë shqiptarët të rikthejnë shpresën dhe besimin se ky vend mund dhe do të ndryshojë.

Thënë kjo një gjë është e sigurt ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen dhe faktimin e manipulimit të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Të gjithë kamerat dhe mikrofonët e meidas së lirë do të drejtojnë pyetjet legjitime tek autori i kësaj masakre, te dyshja apo më mirë të themi treshja Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat tre deputetët e Tom Doshit të listës së zezë të Departamentit të Shtetit? Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të Departamentit të Shtetit bashkë me tre përfaqësuesit e krimit në Durrës Jurgis Çyrben e kokainës dhe Plarent Dervishit, me Rrahamn Rrajën e kokainës dhe familjes së tij dhe klanit të tij kriminal dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve.

Si i morën votat djali i Aqif Rakipit dhe dhëndri i Aqif Rakipit, një nga familjet e njohura kriminale të Peqinit? Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge? A mund të pranojë Shqipëria që nga njëra anë sot mban me krenari trashëgiminë e anëtarësimit në NATO gjatë kohës që qeveriste Partia Demokratike në këtë ushtrim të pa precedentë ushtarak, mban, pra, me krenari këtë peshë, këtë përgjegjësi që nga ana tjetër shkatërron themelet e demokracisë, viktimat e masakrës elektorale janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë fort dhe të luftojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend i cili është një nga kushtet kryesore që bëri të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe është një kusht i patejkalueshëm për të avancuar drejt asaj që kemi premtuar dhe do të bëjmë realitet me gjithë shqiptarët anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë, shqiptarëve.

Faleminderit!

Të Lidhura

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025
“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025
RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!
Aktualitet

RTSH në situatë të vështirë financiare, Eni Vasili letër Financave për buxhet shtesë: Të bëhet auditimi, është abuzuar!

4 Gusht, 2025
MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius

3 Gusht, 2025
Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha
Aktualitet

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

2 Gusht, 2025
”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët
Aktualitet

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

1 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT
Aktualitet

“Erion Veliajn e kanë rrahur në qeli”- Berisha tregon PRAPASKENAT

5 Gusht, 2025

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com