Bujar Vreto, kryetar i PD, dega Librazhd
Mirënjohje për Ju ✌
Falenderimi është pak për ju bashkëqytetarët e mi, për ju demokratë e demokrate, për ju njerzit e lirë, për ju intelektualë, militantë e të gjithë shtresave që e doni kaq shumë Librazhdin dhe veçanërisht lirinë.
Ju sfiduat pushtetin e krimit, këcënimet, nuk u bletë as u shitët por ndriçuat me qytetarinë tuaj në zgjedhjet e manipuluara të sapo përfunduara.
Unë kam marrë me qindra sms prej jush dhe në tërësinë e tyre gjej veten time aty sepse mendoj si ju. Kuptoj që nuk jeni merzitur se bëtë gjithçka mundët për një proces të rregullt, të denjë si një popull europian. Por jeni zemëruar me sharlatanët që blenë votën, me halabakët që kërcënonin familjet e varfëra me heqjen e ndihmës ekonomike, me drejtuesit që intimitonin administratën, me mafien që shprërndante tubo, zhavor, bënin çati shtëpishë, shpërndanin zarfa me para e lloj lloj maskarallëqesh për të tjetërsuar vullnetin e popullit.
Populli i ndershëm është zemëruar me të drejtë se kërkoj ndyshim dhe kjo u vërtetua kur Librazhdasit vërshuan nga të katër anët për të pritur z. Lulzim Basha dhe ai masivitet njerzish të lirë s’ishte parë ndonjëher në sheshin e qytetit tonë.
Po mendoja thellë dhe ndihesha mirë për punën e palodhur të strukturës së PD-së, FRPD-së dhe LDG-së, për komisionerët e vëzhguesit për kontributorët e faktorët ndër vite, për intelektualët e njerzit e lirë, për fermerët e njerzit në nevojë që u bashkuan dhe votuan ndryshimin pa marrë parasyshë presionin, pa euro apo dollarë dhe ju bëj thirrje të mos demoralizohen, zhgënjehen apo të bien preh të thashethemeve nga kadillët e karafilët që bashkëpunuan me ramën dhe tani kërkojnë largimin e z. Basha. Unë në emrin tim por dhe si Kryetar i Degës PD-së kam bindjen por dhe i bëj thirrje lidershipit të PDSH-së mos i njohë kurrë këto zgjedhje që u tjetërsuan duke manipuluar me format e larpërmendura.
Unë jam besim plotë se mbështetja popullore për opizitën tregoi pandalshmëri për fundosjen e ngrehinës mavi.
Motoja ime dhe bashkëpunëtorëve do jetë e qartë: përgjegjësi ndaj Jush dhe sakrificës tuaj: përgjegjëshmëri ndaj detyrës dhe menaxhimit të situatës kaotike që krijuan mafiozët dhe mision ndaj vendit për të shpëtuar demokracinë.
Beteja vazhdon, lufta do fitohet?
Ju dua shumë ?
Zoti ju bekoftë familjarisht??
Kryetari
Bujar Vreto