InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Analiza e Sali Berishës: Vota e lirë e shqiptarëve u ekzekutua para se të hidhej ne kuti!

28 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
A do të mbetet në histori ish-kryeministri? Sali Berisha habit me përgjigjen e tij

Nga Sali Berisha

25 prilli, dite e zeze ne historinë e demokracisë ne Shqipëri!

Zgjedhjet jo demokratike!

Mandat mbi drogën, krimin, blerjen dhe abuzimin me pushtetin!Vota e lire e shqiptareve u ekzekutua para se te hidhej ne kuti!

Te dashur miq, zgjedhjet apo me sakte farsa e tyre përfundoi. Gjate fushatës dhe këto dite me është rikujtuar viti 2000. Ne tetor do zhvilloheshin zgjedhjet lokale. Ish presidenti Xhimi Karter dërgoi nga Qendra e tij, qe ne gusht te atij muaji, një mision faktmbledhës për te marre përsipër vëzhgimin e zgjedhjeve.

Misioni i Presidentit Karter pas dy jave qëndrimi u largua nga Shqipëria dhe vendosi te mos i vëzhgonte zgjedhjet pasi konstatoi se qeveria socialiste i kishte ekzekutuar ato para se te zhvilloheshin.

E njëjta gjë ndodhi pas 20 vitesh me zgjedhjet e 25 prillit te vitit 2021. Vota e lire e shqiptareve u dhunua para se te hidhej ne kuti per arsyet qe vijojnë.

1- Nga droga.

Viti 2020, pra viti para zgjedhor ishte viti ne te cilën me ftese te kreut te narkoshtetit Shqipëria u mbulua me kanabis de juro medicinalis kurse de facto ‘electoralis’.

Ne këto zgjedhje me shume se ne te gjitha tjerat vetëm droga medicinale u kthye te paktën 12 mandate dhe mandatet do kthehen ne droge.

2- Narkoshteti.

Ne këto zgjedhje me shume se ne çdo fushate tjetër narkoshteti u shndërrua ne makineri elektorale te Kreut te Meduzës.

Parlamenti ne shkelje te konsensusit te vendosur mes forcave politike beri ndryshime kushtetuese ligjore, me te cilat favorizohej me disa mandate partia e qeverise.

KQZ, Kolegji, Policia e shtetit, Prokuroria dhe gjykatat e partisë ne 98% te vendimeve qëndruan besnike te palëkundura te partisë shtet. Po ndalem këtu vetëm ne ngjarjen tragjike te Elbasanit.

Banda e personave ne shoqërim te Edi Rames sulmoi shtazërisht e keqtrajtoi fizikisht para kamerave dhe ne prani te bossit te tyre mbështetës te opozitës.

Asnjë nga këta bandite nuk u penalizua nga policia, prokuroria e partisë sepse duheshin te vazhdonin misionin tyre kriminal te terrorizimit te popullatës dhe blerjes se votës.

Ndaj dhe me 21 Mars kjo bande kishte dale publikisht dhe e armatosur për blerje votash, gjë qe solli përgjakjen e Elbasanit.

Pas ngjarjes narkopolicia dhe narkoprokuroria fshehën ne mënyre kriminale provat qe faktonin se ne makina u gjeten materiale për blerje te votës.

Përveç kësaj, dispozitat e kodit elektoral por dhe nenet e Kartës se Kopenhagenit për zgjedhjet e lira qe ndalojnë përdorimin e burimeve te qeverise dhe shtetit për ndikim ne procesin zgjedhor, u shkelen me urdhra, ligje, vendime dhe akte te gjitha publike me qindra here nga Edi Rama dhe zyrtaret e tij.

Nuk po ndalem këtu ne përdorimin e mjeteve shtetërore dhe administratës për fushate nga Edi Rama dhe ministra e narkozyrtaret e tij as tek qindra tendera dhe prokurime publike ne funksion te zgjedhjeve, as ne dhjetëra e dhjetëra inaugurime elektorale po, po jap këtu vetëm një fakt;

Vetëm bashkia e Durrësit ka lëvruar pas datës 25 Mars transferta nga Thesari për individin (te dëmtuarit nga tërmeti) 83 here me shume se sa ka lëvruar nga 1 dhjetori i vitit 2019 deri me 25 Mars te vitit 2021.

Pengmarrja e votës me te dhënat personale te qytetareve.

Dërgimi i te dhënave personale te mbrojtura me ligj dhe kushtetute ne çdo vend demokratik te botes nga e-Albania ne selinë e Partisë Socialiste përben megakrimin elektoral me te madhin ne histori, përbën aktin me te rende pas burgosjes politike qe një shtet mund te kryej ndaj qytetareve te tij.

Ky akt de fakt shënon jo vetëm deligjitimin e zgjedhjeve por edhe te shtetit bandit qe kryen atë.

Edi Rama pajisi patronazhistet e tij me te dhëna qe dikur sigurimi i shtetit pajiste patronazhistet e partisë shtet qe te merrnin peng dhe te konfiskonin votën e qytetareve shqiptar.

Po ne kete kontekst, narkoshteti me kontrollin e tij te rrepte ndaj mediave dhe blerjen e polleve për manipulimin e opinionit, shënon ne çdo aspekt një rekord te zi ne pabarazinë e paraqitjes se fushatës elektorale te palëve ne gare.

Kështu, me shndërrimin e narkoshtetit ne makineri elektorale u asgjësua barazia midis palëve, kushti i te gjitha kushteve per zgjedhje te drejta sipas standardeve ndërkombëtare dhe vota e lire u fut ne agoni.

3-Blerja e votës ne zgjedhjet e 25 Prillit ishte me masive se kurrë me pare.

Ajo u shndërrua ne një treg pothuaj publik.

Partia Doshi është vetëm nje shembull i ‘industrializimit’ te blerjes se votës për llogari te Edi Rames sepse makineria me e madhe e blerjes se votës e këtij megakrimi elektoral qendron ne Partin Socialiste.

Kështu nga klanet Gjici, Frroku, Beqaj, Sterkaj, Ndreu, Ndreca, Malaj, Rraja, Ahmeti, Manstirliu, Balluku, Koka, Çyrbja, Balla, Gjiknuri, Brace Peleshi, Klosi, Çuçi, etj janë shpenzuar për blerje votash me euro, ushqime, dhe favore te tjera se paku  dhjetëfishi  i shumave te shpenzuara nga Doshi për këtë qellim.

Me këto shuma janë blere me se paku 10-12 mandate.

Për te gjitha sa me sipër dhe te tjera për te cilat nuk po ndalem, dua te them se vota e lire si shprehje e vullnetit te qytetareve te lire vdiq pa u futur ne kuti dhe natyrisht ne kuti nuk mund te kishte fat tjetër nga ai para kutisë.

Ne këto rrethana, me te drejte shtrohet pyetja: A duhej opozita te ndiqte ketë farse elektorale? Përgjigja ime është e prere ‘Po’.

Kjo sepse ajo duhet ti përmbahet e palëkundur parimit te saj themelor te ardhjes ne pushtet me votën e qytetareve dhe se dyti duke mos marre pjese ne zgjedhje ajo humbiste te drejtën për te qene avokate e besueshme e votës se lire tek shqiptaret dhe miqtë dhe partneret tanë ndërkombëtar.

Kështu qe pavarësisht nga te gjitha mendoj se ajo veproj drejte qe mori  pjese ne këto zgjedhje.

Duke mos mohuar rëndësinë e padiskutueshme dhe detyrimin e pashmangshëm e një analize te thelle për nxjerrjen e përgjegjësive për rezultatin e këtyre zgjedhjeve nga cilido dhe te drejtën e pamohueshme te gjithsecilit për te kërkuar ne gjë te tille, mendoj se e një rëndësie jetike për qytetaret, opozitën, militantet dhe mbështetësit e saj qe sakrifikuan aq shume ne këto zgjedhje si dhe për vendin ne tërësi është mbledhja, administrimi dhe sistemimi i çdo dokumenti, fakti, argumenti dhe përgatitja me seriozitet e objektivitet e Librit te Zi te zgjedhjeve jo demokratike te vitit 2021 ne Shqipëri.

Ky libër duhet ne kohen me te shkurtër t’ju dërgohet institucioneve te shtetit njëpartiak, OSBE ODHIR, misioni vëzhgues i te cilit ka bere një raport paraprak te paanshëm dhe objektiv për këto zgjedhje.

Libri duhet t’ju dërgohet dhe te gjitha institucioneve ndërkombëtare, Këshillit te Europes, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, Kongresit te SHBA, Bundestagut, parlamenteve, ministrive te jashtme, qeverive te vendeve anëtare te BE dhe NATO-s dhe menjëherë per te gjitha shkeljet e tmerrshme te Konventës Europiane te te Drejtave te Njeriut te paprecedent ne historinë e Këshillit te Europes duhet drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Kjo nuk është një beteje e lehte, por nisur dhe nga precedenti është beteje qe fitohet plotësisht.

Zyrtaret, qeveritaret qe qëndrojnë për votën e lire mirëpresin Librin e Zi te zgjedhjeve 2021 te Shqipërisë se një  përpjekje serioze, legjitime te  opozitës shqiptare. Ky është një mision i larte sa shqiptar aq dhe ndërkombëtar për te gozhduar para botes Lukadrogen e Shqipërisë dhe për t’ju rikthyer shqiptareve votën e lire.

Të Lidhura

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025
Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025
Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025
Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)
Aktualitet

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)

24 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 24 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 24 Korrik 2025

24 Korrik, 2025

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar
Sport

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar

23 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 23 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 23 Korrik 2025

23 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com