InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Thellohen përplasjet, Moska dëbon edhe dy diplomatë italianë, reagon ashpër qeveria e Romës

27 Prill, 2021
in Bota, InfoPress
A A
Thellohen përplasjet, Moska dëbon edhe dy diplomatë italianë, reagon ashpër qeveria e Romës

Pavarësisht faktit që Turqia ka tërhequr trupat ushtarake nga Krimea, gjë që pritej të ulte tensionet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, një gjë e tillë mesa duket nuk është duke ndodhur. Ndërhyrja e shtetit rus në zgjedhjet e shteteve të ndryshme ka nisur atë që shihet si një betejë e kanalizuar në rrafshin e trupave diplomatike, duke qenë se tashmë dëbimi i zyrtarëve të ambasadave mes Rusisë dhe vendeve evropiane po vazhdojnë çdo ditë. Ditën e djeshme Rusia ka njoftuar se ka dëbuar dy diplomatë italianë.

Vendim i cili është marrë si shenjë hakmarrjeje ndaj dëbimit të dy diplomatëve rusë nga shteti italian në muajin mars. Muajin e kaluar, Italia dëboi dy diplomatë rusë pasi policia tha se ata kishin kapur një kapiten të marinës italiane duke i dorëzuar dokumente sekrete një zyrtari ushtarak rus në këmbim të një pagese. “Ambasadori italian në Moskë, Pasquale Terracniano, është ftuar në Ministrinë e Jashtme të Rusisë ku iu komunikua njoftimi se ndihmësi i atasheut të mbrojtjes dhe atasheut detar në ambasadën në Moskë shpallen persona non grata si përgjigje ndaj veprimeve jomiqësore të autoriteteve italiane kundër Ambasadës Ruse në Romë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Shteti rus ka sqaruar se ka dhënë urdhrin që punonjësit e ambasadës italiane në Rusi duhet të largohen nga Rusia brenda 24 orësh. Vendimi i bërë i ditur ditën e djeshme nga qeveria Ruse, ministria e Jashtme italiane e quajti veprimin e Rusisë të pabazuar dhe të padrejtë. “Ne e konsiderojmë vendimin të pabazuar dhe të padrejtë sepse është në shenjë hakmarrje ndaj një mase legjitime të marrë nga autoritetet italiane në mbrojtje të sigurisë së tyre”, tha ministria e Jashtme italiane. Një ngjarje e ngjashme e lidhur me dëbimin e diplomatëve ka ndodhur edhe me Rumaninë. Ditën e djeshme shteti rumun njoftoi se ka marrë vendimin që të dëbojë një diplomat rus, duke u bërë kështu vendi i fundit evropian që e merr një masë të tillë pas mosmarrëveshjeve diplomatike midis Moskës dhe Çekisë mbi rolin e pretenduar të Rusisë në një shpërthim vdekjeprurës në 2014 në një depo çeke armësh.

“Aleksei Grichayev zëvendës-atashe ushtarak në Ambasadën Ruse në Bukuresht shpallet persona non grata për shkak të veprimtarive në kundërshtim me Konventën e Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike”, tha ministria e Jashtme e Rumanisë. Praga akuzon shërbimet sekrete ruse se qëndrojnë pas një shpërthimi që vrau dy persona në një depo të armëve në tetor 2014. Moska ka mohuar çdo përfshirje në shpërthimin e vitit 2014. Republika Çeke ka dëbuar 18 diplomatë rusë, ndërsa Moska u hakmor duke dëbuar 20 punonjës të Ambasadës Çeke. Shtatë vende të tjera të ish-Paktit të Varshavës në Evropën Qendrore dhe Lindore, të gjitha anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, kanë dëbuar diplomatët rusë javët e fundit, duke nxitur masa reciproke nga Moska.

Fuqia e Rusisë në rënie

Shërbimet e inteligjencës britanike kanë njoftuar se fuqia e shtetit rus është në rënie. Shefi i shërbimit britanik të inteligjencës tha se veprimet e “pamatura” të Rusisë janë shqetësuese, por fuqia e Moskës është në rënie. Shefi i MI6, Richard Moore vuri në dukje tensionin e shtuar mbi Ukrainën dhe raportet e javës së kaluar se agjencia e inteligjencës ushtarake e Rusisë, GRU, shpërtheu një fabrikë të armëve çeke – si shkaqe shqetësimi.

“Kur merrni parasysh atë model të sjelljes së pamatur, natyrisht që atëherë shikoni se çfarë po ndodh rreth Ukrainës dhe natyrisht kjo na shqetëson”, citohet të ketë thënë Moore në një intervistë me Times Radio. Javën e kaluar, Moska njoftoi se do të tërheqë pothuajse 100,000 trupa nga kufiri i Ukrainës, duke de-përshkallëzuar tensionet mes shqetësimeve të një pushtimi të plotë. Moore tha se Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin për dëmet që mund të shkaktojë një pushtim. Por pavarësisht shqetësimeve, Moore tha se fuqia e Moskës po zbehet.

Të Lidhura

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025
Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025
Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit
Bota

Samiti i NATO-s, Trump e quan marrëveshje historike: Fuqia amerikane pas bombardimeve në Iran i hapi rrugën armëpushimit

26 Qershor, 2025
Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB
Bota

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB

20 Qershor, 2025
Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit
Bota

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit

20 Qershor, 2025
Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?
Bota

Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?

6 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara
Show Biz

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara

13 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 13 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 13 Korrik 2025

13 Korrik, 2025

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com