Nga Andi VARROSI
E ndersa na ndajne vetem 3 dite nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, para qutetareve te Republikes shtrohen dy ceshtje shume te rendesishme ne lidhje me voten: e para a duhet te votojne?; dhe e dyta per ke duhet te votojne. Me ceshtjen e dyte nuk do te merrem gjate pasi kam preferuar gjithmone te qendroj larg fushatave politike apo strukturave te partive te ndryshme politike. Patjeter qe kam bindjet e mia dhe nuk e kam problem ti shpreh edhe publikisht keto bindje.
Le ti kthehemi ceshtjes se pare. A duhet te votojne shqiptaret? Eshte nje pyetje qe cdo qytetar ja ben vetes sa here ka zgjedhje. Padyshim tranzicioni I tejzgjatur 30 vjecar dhe qeverisja shume e dobet ne legjislaturat e fundit ka zhgenjyer shume qytetare. Keta qytetare nuk shikojne nje alternative qe mund te sjelle ndryshimin e duhur per vendin dhe ne kete menyre zgjedhin te mos votojne, pra zgjedhin te mos zgjedhin. Por a eshte vendimi per te mos votuar I duhuri? A eshte mosvotimi nje shenje proteste sic pretendojne disa qytetare? A duhet ti drejtohemi kutive te votimit te dielen? Pergjigja ime eshte PO dhe me poshte do jap disa arsye pse.
1- Ne radhe te pare e drejta e zgjedhjes eshte nje nga te drejtat themelore te njeriut ne vendet demokratike, ashtu sic pretendojme dhe ne te jemi. Ne kete kuader te mos votosh do te thote te mos vesh ne zbatim te drejten tende, pra ta shkelesh ate. Dhe nese ne I shkelim vete te drejtat tona çmund te presim nga te tjeret. Per te fituar te drejten e votes paraardhesit tane dhe te cdo shteti tjeter kane derdhur edhe gjakun, ndaj eshte e drejte qe duhet mbrojtur dhe vene ne jete.
2- Vota eshte pergjegjshmeri dhe vendim. Ne vendet demokratike qeverite zgjidhen me vote. Te zgjedhurit perfaqesojne zgjedhesit me voten qe keta te fundit ju kane besuar. Duke qene keshtu lipset qe zgjedhesit te shprehin vullnetin e tyre me vote. Vota e secilit perkthehet ne vendim. Sa me shume persona te votojne aq me perfaqesuese do ishte zgjedhja e bere. E kunderta, nese votojne vetem pak persona atehere zgjedhja e bere nuk do te perfaqesonte shumicen. Pavaresisht se nje I zgjedhur mund te marre shumicen e atyre qe kane votuar, nese perqindja e votimit eshte nen 50% atehere ai nuk perfaqeson vullnetin e shumices se qutetareve. Si e tille vota shpreh pergjegjshmeri. Ne nuk duhet tua leme vendimin tone te tjereve. Padiskutim qe nje kandidat do zgjedhet edhe nese nuk votojme ne, por ne mund ta permiresojme vendimin final me pjesemarrjen tone. Mospjesemarrja nuk eshte zgjidhje.
3- Nese nuk votoni ju moralisht humbisni te drejten per tu ankuar me vone perr menyren e qeverisjes. Nje qytetar qe nuk ka marre vendim me vote humbet te drejten per tu ankuar per menyren e qeverisjes. Ai ua ka lene ne dore te tjereve vendimin dhe kesisoj moralisht ai humbet te drejten e revoltes. Sipas mendimit tim nuk mund ti kerkosh llogari dikujt, ne zgjedhjen e te cilit ju nuk keni marre pjese. Ndaj ushtrojeni te drejten e votes.
4- Vota eshte pushtet. E vetmja dite kur pushteti eshte I gjithi ne duart e qytetareve, eshte dita e zgjedhjeve. Ne kete dite politikanet nuk kane asnje pushtet para qytetareve. Ushtrojeni kete pushtet. Sa me masive vota aq me I forte pushteti I qytetareve. Vota masive I ve ne presion qeverite qe te punojne sic duhet.
5- Arsyeja e fundit qe do te rendis lidhet specifikisht me Shqiperine. Jemi ne kushtet e nje krize te thelle institucionale. Institucionet jane paralizuar nga qeveria aktuale qe ka grumbulluar ne grusht te gjithe pushtetet. Ne kete situate ndryshimi eshte kusht i donosdoshem. Clirimi i institucioneve eshte detyre primare. Dhe kjo detyre ju takon se pari qytetareve te Republikes. Eshte fakt qe cdo qeveri para zgjedhjeve shkon me nje numer te caktuar votash te sigurta. Kjo jo sepse ka qeverisur mire, por se ka mekanizmat e duhura per te patur nje stok votash te sigurta. Kjo gje eshte me evidente ne rsatin e qeverise aktuale ne Shqiperi. Presionet ndaj administrates, kapja e institucioneve, bashkepunimi me krimin e organizuar, blerja masive e votes, terrorizimi i qytetare me inskenime veprash te renda kriminale, presionet psikologjike nga ushtia e patronazhisteve, propaganda e shfrenuar me mjete dhe para nga buxheti i shtetit etj, e bejne kete qeveri te nise diten e diel jo nga rezultati 0 me 0. Kesisoj eshte e nevojshme pjesemarrja masive ne menyre qe vota e lire te jete disafish me e larte se vota e manipuluar.
Une e di qe ne situaten qe jemi nuk eshte e lehte te marresh vendimin per te votuar, dhe akoma me e veshtire per te marre vendimin e drejte per alternativen qe duhet votuar. Shume qytetare kane marre presione te ndryshme per heqje nga puna apo te ngjashme. Por mos u frikesoni, se ata qe ju presionojne nuk do te jene me neser, nese ju merrni vendimet e duhura. Keshtu clironi dhe veten tuaj nga cdo frike e presion. Une e di qe patronazhistet kane ushtruar terror psikologjik dhe do ta bejne edhe diten e diele, por ne sduhet te stepemi.
DILNI VOTONI! MOS E SHISNI VOTEN!











