Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 babai i ish-deputetit Eduart Ndocaj.

73-vjeçari Mark Ndocaj është ndarë nga jeta në spitalin Covid-1 në Tiranë, ku ishte shtruar prej ditësh pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.
Lajmi për vdekjen e tij bëhet me dije në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.











